Lajme Zone
Antonelli legjendë, 23 parakalime për fitoren historike në Itali! Shkëputet për kreun e Formula 1
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Antonelli legjendë, 23 parakalime për fitoren historike në Itali! Shkëputet për kreun e Formula 1

Tashmë Antonelli ka 66 pikë avantazh ndaj britanikut, duke iu afruar me shume titullit kampion. Kjo është fitorja e parë e një piloti italian në garën e shtepise pas 60 vitesh (Ludovico Scarfiotti ne vitin 1966).

Ka rezultuar një garë e çmendur dhe heroike ajo për Kimi Antonelli-n në Monza të Italisë. Piloti 20-vjeçar i cili u nis nga vendi i 19 e mbyll garën si fitues, duke bërë në total 23 parakalime. I fundit ishte ai i shokut të skuadrës George Rusell 3 xhiro para fundit, që rrezikoi ti nxirrte të dy jashtë piste. Russell u rendit i dyti dhe beri nje gare rezistence me gomat e forta deri nê fund, por humbi te tjera pikë në renditjen e përgjithshme ndai italianit. LEXO edhe...Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin, shkak një vajzë! Kërcënimi i 22-vjeçarit: Ju vras more! Tashmë Antonelli ka 66 pikë avantazh ndaj britanikut, duke iu afruar me shume titullit kampion. Kjo është fitorja e parë e një piloti italian në garën e shtepise pas 60 vitesh (Ludovico Scarfiotti ne vitin 1966). Ne vendin e trete u klasifikua Max Verstappen me Red Bull, në një garë të mirë. Ai arriti te parakaloje dy makinat McLaren te Lando Norris e Oscar Piastri. Vetem i gjashti britaniku Leëis Hamilton me Ferrari, ndërsa shoku i tij i skuadres Charles Leclerc u aksidentua që në xhiron e dytë. Garë zhgünjyese per "kokëkuqen", që në pistën e shtëpisë nuk arriti dot të kapë as podiumin. R.Xh/ReportTv.al formula 1 Kimi Antonelli Max Verstappen itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 20.9% Nuk e di 4.3% Vota total: 4911 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?