Është shtyrë për nesër në orën 13:00 seanca për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni në Apelin e Posaçëm, ku ka ankimuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ të vendosur më herët ndaj saj. Shkak u bë mungesa e prokurorëve të çështjes, pasi bashkë me kolegë nga SPAK e GJKKO ndodhen në një fatkeqësi familjare të prokororit Sotir Kllapi. Masën e kanë ankimuar edhe Embro Sulejmani, menaxher i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore nën hetim për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete. LEXO EDHE:Rama prezanton ‘Pasqyrë Albania’: Fund sorollatjeve nëpër institucione, shteti brenda një platforme! Qytetarët do të ndjekin ankesat në kohë reale, rrisim transparencën (VIDEO) Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ ankimoi masën pa mbushur ende një javë nga ndalimi i saj për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. SPAK dyshon se Hyseni ka bashkëpunuar me Ergys Agasin, i cili është arrestuar më herët për çështjen e AKSHI-t, duke e pajisur këtë të fundit me të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror. Lajm në përditësim... R.Xh R.Xh Shqiptarja.com TAG: hetimet per grupin e agasit AKSHI SHISH apeli i gjkko GJKKO vlora hyseni Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.8% Jo 42.1% Nuk e di 8.1% Vota total: 663 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
