Lajme Zone
Ankesat për ndërprerjen e energjisë elektrike në kulmin e protestave studentore! KLSH nis kryerjen e auditimit në Spitalin e Traumës
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ankesat për ndërprerjen e energjisë elektrike në kulmin e protestave studentore! KLSH nis kryerjen e auditimit në Spitalin e Traumës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave studentore ka marrë një sërë ankesash se është ndërprerë energjia elektrike.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave studentore ka marrë një sërë ankesash se është ndërprerë energjia elektrike. Të rinj dhe të reja të shumtë, të cilët ishin duke u trajtuar në këtë spital pas lëndimeve që morën në protestën studentore, janë ankuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë nuk kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Për këtë arsye KLSH është duke verifikuar nëse spitali ka pasur kapacitetet e nevojshme për përballimin e fluksit të pacientëve si edhe nëse të gjithë personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Sipas burimeve, auditimi po kryhet me prioritet, për të verifikuar nëse ka kapacitete spitali për shkak se ka patur fluks të lartë të të lënduarve. Burimet bëjnë me dije se audimit është nisur menjëherë me datë 20 tetor dhe prej dy ditësh audituesit e KLSH-së ndodhen tek Trauma. Ndërkohë, KLSH ishte duke kryer një auditim tematik për këtë institucion të kujdesit mjekësor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb