Lajme Zone
Anglia fiton me “tris”, Spanja ia del me përmbysje
SportCNA

Anglia fiton me “tris”, Spanja ia del me përmbysje

Anglia regjistroi një tjetër fitore ndaj Çekisë, këtë herë me rezultatin 3-0, në ndeshjen e Ligën së Kombeve. “Tre Luanët” kaluan në avantazh pas një autogoli të Vladimir Cufal, ndërsa më pas shkëlqeu Harry Kane. Kapiteni anglez shënoi dy gola, duke e çuar në 91 numrin e golave me Anglinë, në një mbrëmje historike për të. Kane gjithashtu regjistroi paraqitjen e 125-të, duke barazuar rekordin e leg

Anglia regjistroi një tjetër fitore ndaj Çekisë, këtë herë me rezultatin 3-0, në ndeshjen e Ligën së Kombeve.

“Tre Luanët” kaluan në avantazh pas një autogoli të Vladimir Cufal, ndërsa më pas shkëlqeu Harry Kane.

Kapiteni anglez shënoi dy gola, duke e çuar në 91 numrin e golave me Anglinë, në një mbrëmje historike për të.

Kane gjithashtu regjistroi paraqitjen e 125-të, duke barazuar rekordin e legjendarit Peter Shilton.

Në duelin tjetër, Spanja fitoi 2-1 ndaj Kroacisë, në një sfidë shumë të luftuar.

Perisiç zhbllokoi sfidën me golin në minutën e 17-të.

Gjatë fraksionit të dytë të ndeshjes, Spanja përmbysi rezultatin me Merinon, që shënoi dy herë në minutat 61 dhe 88.

Në këtë grup, kryeson Spanja me 12 pikë, e ndjekur nga Anglia me 9 të tilla.

Surprizë ishte fitorja e Bjellorusisë në Ligën C, me rezultatin 1-0 ndaj Finlandës. Ky sukses i lejoi Shqipërisë të marrë kryesimin.

Në Ligën B, Zvicra mposhti pastër 3-0 Maqedoninë, ndërsa Sllovenia shtangu Skocinë, duke e mposhtu 2-1. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.