Lajme Zone
“Turp të mos fitosh ndaj këtyre ekipeve”, Daku nuk kursehet pas duelit me San Marinon
SportCNA

“Turp të mos fitosh ndaj këtyre ekipeve”, Daku nuk kursehet pas duelit me San Marinon

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, foli pas fitores me vuajtje ndaj San Marinos. Lojtari kuqezi e cilësoi si turp të mos fitohet ndaj kundërshtarëve të këtij niveli. “Kjo është një gjë që duhet ta mësojmë, që nuk duhet të nënvlerësojmë, se të gjithë po luajnë futboll dhe i gjithë ekipi duhet të përqendrohet maksimalisht ndaj këtyre ekipeve, se është turp me këto ekipe. Ai moment është për llojin

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, foli pas fitores me vuajtje ndaj San Marinos. Lojtari kuqezi e cilësoi si turp të mos fitohet ndaj kundërshtarëve të këtij niveli.

“Kjo është një gjë që duhet ta mësojmë, që nuk duhet të nënvlerësojmë, se të gjithë po luajnë futboll dhe i gjithë ekipi duhet të përqendrohet maksimalisht ndaj këtyre ekipeve, se është turp me këto ekipe.

Ai moment është për llojin e presionit ose për fjalët që i përdorin para gjuajtjes së penalltisë që unë i mora pak për t’i hutuar ata mbrojtësit ose edhe portierin. Isha i sigurt që Asllani do të shënonte. Është gjithmonë lehtë, sepse edhe në stërvitje kemi provuar të luajmë bashkë. Duhet pak kohë të luajmë, por u ndjeva mirë. Patëm secili shanset tona.

Shyqyr fituam, sepse do të ishte katastrofë të mos fitonim. Te kontakti i parë dhe, për fat të keq, ishte mbrojtësi afër dhe momenti që godita, ai ma bllokoi. Edhe marrja e topit nuk ishte e duhur”, tha Daku. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.