Një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke shkaktuar plagosjen e 20 personave, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në tren ndodheshin rreth 150 pasagjerë. Ai po udhëtonte nga Londra drejt Sussex-it kur doli nga shinat, sipas shërbimeve të emergjencës. LEXO edhe...Evropiani i Atletikës/ Zhgënjejnë atletët e Shqipërisë, Burraj dhe Mema eliminohen që në garat e para Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë të paktën tre vagonë të përmbysur, ndërsa në zonë mbërritën menjëherë ambulanca dhe ekipet e emergjencës. Ndërkohë pasagjerët e përshkruan ngjarjen të frikshme. “Treni filloi të lëvizte nga njëra anë në tjetrën dhe doli nga shinat. Na u duk sikur ishim në ajër”, tha një prej tyre. Xh.K/ReportTv.al angli treni aksident hekurudhor Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.9% Jo 52.2% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4752 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

