Lajme Zone
'Gruaja duhet rrahur' Kush është predikuesi boshnjak Elvedin Peziq që u shoqërua nga Policia e Kosovës
BotëReport TV

'Gruaja duhet rrahur' Kush është predikuesi boshnjak Elvedin Peziq që u shoqërua nga Policia e Kosovës

I shkolluar në Arabinë Saudite dhe me mbi 300.000 ndjekës në rrjetet sociale, ai është bërë i njohur jo vetëm për ligjëratat fetare, por edhe për deklarata të forta kundër grave.

Predikuesi islam nga Bosnjë e Hercegovina, Elvedin Peziq, i shoqëruar të enjten nga Policia e Kosovës për intervistim informues, është një emër që prej vitesh shoqërohet me debate në rajon. Me mbi 300 mijë ndjekës në Facebook, ai është bërë i njohur për ligjërata fetare që nxisin urrejtjen, por edhe për deklarata kontroverse, mes tyre ajo se "shoqëria perëndimore u rrënua moralisht" kur, sipas tij, "gruaja doli nga shtëpia". Peziq ishte planifikuar të merrte pjesë në një seri aktivitetesh në Kosovë, ku do të promovonte një libër. Sipas organizatorëve, ai hyri rregullisht në Kosovë përmes pikës kufitare në Kullë me dokumente të Bosnjë e Hercegovinës, por më pas u shoqërua nga Policia e Kosovës dhe u dërgua në një stacion policor në Prishtinë për 'intervistim informues' dhe verifikim të identitetit. LEXO edhe...Kriza politike në Kosovë/ PDK ‘i zë’ sërish derën Kurtit para Qeverisë: Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues Bashkë me Peziq u shoqërua edhe predikuesi Mithad Qeman, i cili u lirua menjëherë. Dy predikuesit kishin planifikuar të zhvillonin aktivitete në Vitomiricë të Pejës, në Dobrushë të Istogut dhe më pas në Reçan të Dragashit. Por kush është Elvedin Peziq? Prej vitesh ai është një nga predikuesit islamë më të njohur në Bosnjë e Hercegovinë. Mediat boshnjake e identifikojnë si një predikues konservator që lidhet me rrymën selefiste. Fjala "selef" në gjuhën arabe do të thotë "të parët" dhe i referohet tre gjeneratave të para të myslimanëve. Ndjekësit e kësaj qasjeje njihen si selefi. Peziq, i shkolluar në Arabinë Saudite, konsiderohet gjithashtu një nga "da'it" më të njohur në Bosnjë e Hercegovinë, term që përdoret për personat që ftojnë të tjerët t'i bashkohen islamit. Përveç ligjëratave në Bosnjë e Hercegovinë dhe në vende të tjera të rajonit, ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, ku publikon këshilla fetare, u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve dhe komenton zhvillime të ndryshme shoqërore. Megjithatë, popullariteti i tij është shoqëruar vazhdimisht me polemika. Në vitin 2021 ai shkroi në Facebook se "shoqëria perëndimore u rrënua moralisht në momentin kur gruan e nxorën nga shtëpia dhe kur gruaja u bë gjithçka tjetër përveçse nënë". Sipas tij, largimi i gruas nga roli tradicional në familje kishte ndikuar në krizën morale të shoqërisë moderne. Deklarata u kritikua gjerësisht në Bosnjë e Hercegovinë dhe hapi debat për rolin e gruas në familje, arsim dhe jetën publike. Reagoi edhe Bashkësia Islame e Bosnjë e Hercegovinës, e cila theksoi se këto qëndrime nuk janë në përputhje me mësimet islame për të drejtat dhe detyrimet e grave myslimane. Peziq i mbrojti më pas deklaratat e tij, duke argumentuar se kritikat ndaj modelit modern të familjes nuk vijnë vetëm nga qarqet fetare, por edhe nga autorë dhe mendimtarë perëndimorë. Në një video të postuar në shtator të vitit 2022, Peziq tha se disa gra “nuk dinë të kuptojnë dhe të përmirësohen veçse po të rrihen”, duke e quajtur dhunën “metoda e tretë edukative”, pas këshillimit dhe refuzimit të burrit. U.D/ReportTv.al Elvedin Peziq kosove Bosnje Hercegovina policia e Kosoves Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.8% Jo 52.2% I/e dyzuar 7% Vota total: 4818 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?