Lajme Zone
Angli/ 19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimeve për emigrantët, nisin kërkimet për gjetjen e të riut
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Angli/ 19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimeve për emigrantët, nisin kërkimet për gjetjen e të riut

Një 19-vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër ndalimi për emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar

Një 19-vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër ndalimi për emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar, tha Ministria e Brendshme britanike, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për ta gjetur. Sipas Sky News, arratisja ndodhi më 14 korrik, gjatë transferimit të tij në spital nga Qendra e Ndalimit të Emigracionit Campsfield, në Oxfordshire. Autoritetet kanë bërë të ditur se i riu nuk konsiderohet rrezik për banorët. LEXO edhe...Itali/ Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët dhe rumuni! Vlera drogës deri 20 milionë euro “Mund të konfirmojmë se një person i ndaluar u arratis ndërsa ishte nën eskortë nga Qendra e Ndalimit të Imigracionit Campsfield më 14 korrik 2026. Ne kemi masa të forta për të gjurmuar dhe ndaluar personat që arratisen. Nuk do të ishte e përshtatshme të komentojmë më tej, pasi hetimet janë ende në zhvillim”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. Ngjarja vjen më pak se një vit pasi qendra Campsfield u rihap, si pjesë e planit të qeverisë britanike për të zgjeruar kapacitetet e ndalimit të emigrantëve. Qendra ishte mbyllur në vitin 2019 pas vitesh polemikash dhe incidenteve të shumta, përfshirë greva urie, raste vetëlëndimi dhe një vetëvrasje. Pas një rinovimi të plotë, Campsfield rifilloi funksionimin në vitin 2025 dhe është pjesë e strategjisë së qeverisë për të rritur numrin e ndalimeve dhe largimeve të personave që nuk kanë të drejtë ligjore të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar rreth 70 mijë persona, ndërsa numri i kthimeve dhe deportimeve ka arritur nivelin më të lartë në afro një dekadë. Xh.K/ReportTv.al emigrante te paligjshem shqiptar arratisje Britani e Madhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 4742 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?