Lajme Zone
Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja! 8.2 milionë eurot do të dalin nga fondi rezervë i buxhetit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja! 8.2 milionë eurot do të dalin nga fondi rezervë i buxhetit

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të 2 750 punonjësve të Policisë së Shtetit, për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë protestave të dhunshme që po zhvillohen këto ditë në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit. Vendimi u paralajmërua mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama dhe për këtë qëllim do të shtohet me 740 mili

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të 2 750 punonjësve të Policisë së Shtetit, për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë protestave të dhunshme që po zhvillohen këto ditë në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit. Vendimi u paralajmërua mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama dhe për këtë qëllim do të shtohet me 740 milionë e 80 mijë lekë (rreth 8.2 milionë euro) buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Efekti financiar prej 740 milionë e 80 mijë lekësh që ka shpërblimi i efektivëve, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2026. LEXO edhe...Protestuesit përplasen me forcat ‘Shqiponja’, nuk pranojnë të largohen! Thirrje policisë: Hiqini kapelet! (VIDEO) Vendimi ngarkon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të përcaktuar listën emërore të punonjësve përfitues, bazuar në dokumentacionin përkatës, si dhe për të kryer procedurat për dhënien e shpërblimit. Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Njoftimi i Qeverisë: Vendim për dhënie shpërblimi punonjësve të policisë së shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e ministrisë së punëve të brendshme, miratuar për vitin 2026 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Dhënie shpërblimi financiar në masën prej 269 120 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet) lekësh për 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike. 2. Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh. 3. Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026. 4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit. 5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. R.Xh/ReportTv.al vkm qeveria policia e shtetit keshilli i ministrave dhuna proteste protestat kunder qeverise Komento Komente Qytetari X: 19/10/2026 20:59 Uroj ti shpenzoni tek Onkologjiku Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7464 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?