Analisti Martin Leka ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar administratën si një prej problemeve kryesore të qeverisë.
Leka u shpreh se nuk beson te dokumentet dhe konceptet e shkruara, duke përmendur “Besën” dhe transparencën, ndërsa sipas tij problemi real qëndron te mënyra se si funksionon administrata publike.
Sipas tij, në administratë ka njerëz të paaftë dhe me mentalitet të vjetër, të cilët nuk janë të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Ai e konsideroi përgjegjësinë për këtë situatë si të lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin Rama dhe i bëri thirrje këtij të fundit që të fokusohet më shumë te qeverisja në terren.
Leka solli si shembull rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe çmimin e karburanteve. Sipas tij, ministrat duhet të shkojnë në tregje dhe pika karburanti për të kuptuar nga afër situatën ekonomike të qytetarëve.
“ Problemi kryesor është qeverisja, nuk besoj tek gjërat e shkruara, siç janë Besa, transparenca e të tjera. Problemi kryesor i PS dhe Ramës është administrata. Në administratë ka njerëz të paaftë, me mentalitet arkaik, njerëz që nuk dinë të kryejnë punë për njerëz, por vetëm për vete dhe njerëzit e afërt, ka nepotizëm dhe një prej përgjegjësve kryesorë është përgjegjësi direkte e Ramës. Rama duhet të qeverisë, duhet që ministrat mos t’i bëjnë mbledhjet aty, por t’i marrë krah dhe të shkojë tek tregu i ushqimeve, të shohë pse rriten çmimet, pse një kile fik bën 10 mijë lekë. Ministrat kanë pagat e tyre dhe nuk e kuptojnë dot, ata duhet të dinë të qeverisin, të shkojnë tek populli dhe hallet, pas ushqimeve të shkojnë në pikat e karburantit dhe të kuptojnë që çmimi i naftës është më i shtrenjti në Europë. Administrata ka qenë më e dobët se kurrë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe përgjegjësi kryesor ka qenë Rama.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

