Lajme Zone
AMP arreston punonjësin e policisë në Kavajë/ Ja për çfarë dyshohet
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

AMP arreston punonjësin e policisë në Kavajë/ Ja për çfarë dyshohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigu...

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurisë “arrest në burg” për një punonjës policie në Kavajë.

Sipas informacioneve, masa e sigurisë është caktuar për punonjësit A.C., me detyrë punonjës i rolit bazë në komisariatin e Policisë Kavajë.

Bëhet me dije se vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu në njoftimin e AMP-së, thuhet se masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e punonjësit të policisë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Njoftimi i plotë: AMP ekzekuton masën e sigurisë “Arrest në burg” për punonjësin e Policisë në Kavajë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë 16.11.2026, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë me inicialet A.C., me detyrë punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e punonjësit të policisë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.