Lajme Zone
Amerika përballë faturës së borxhit prej 40 trilionë dollarësh
EkonomiPamfleti

Amerika përballë faturës së borxhit prej 40 trilionë dollarësh

Presidenti Donald Trump dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e kanë përsëritur shpesh këtë argument gjatë javëve të fundit. Ata synojnë të qetësojnë një treg gjithnjë e më të shqetësuar nga lufta në Iran dhe mungesa e një plani të qartë në Uashington për të vënë nën kontroll financat publike.

Amerika përballë faturës së borxhit prej 40 trilionë dollarësh Kalimi i borxhit amerikan mbi pragun e 40 trilionë dollarëve muajin e kaluar ngriti një sërë shqetësimesh. Pyetja më urgjente është nëse Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të krijojnë deficite kaq të mëdha dhe për sa kohë. Ekonomia amerikane po përballet me një borxh prej 40 trilionë dollarësh, yield-e të obligacioneve pranë nivelit më të lartë në 19 vjet dhe një luftë të kushtueshme që po ushtron presion në rritje mbi inflacionin. Administrata e presidentit Donald Trump propozon një zgjidhje tjetër: rritjen e ekonomisë deri në atë pikë sa pesha e borxhit të bëhet më e menaxhueshme.

Presidenti Donald Trump dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e kanë përsëritur shpesh këtë argument gjatë javëve të fundit. Ata synojnë të qetësojnë një treg gjithnjë e më të shqetësuar nga lufta në Iran dhe mungesa e një plani të qartë në Uashington për të vënë nën kontroll financat publike.

Teoria e administratës mbështetet deri diku në parime reale ekonomike: nëse ekonomia amerikane rritet me një ritëm ndjeshëm më të shpejtë, borxhi mund të bëhet me kalimin e kohës relativisht më i qëndrueshëm.

Megjithatë, për ta arritur këtë, ekonomia amerikane do të duhej të ruante një ritëm më të lartë rritjeje për shumë vite. Asnjë administratë nuk mund ta kontrollojë plotësisht këtë proces. Për më tepër, kjo qasje presupozon se vendi nuk do të vazhdojë të shtojë në mënyrë të konsiderueshme borxhin, ndërsa politikat ekonomike populiste mbështeten nga politikanë të të dyja partive.

Pikërisht për këtë arsye tregjet mbeten skeptike. Inflacioni po rikthehet, shpenzimet mbeten të larta dhe Uashingtoni nuk ka treguar vullnetin politik për të zgjidhur asnjërin prej këtyre problemeve.

Kalimi i borxhit amerikan mbi pragun e 40 trilionë dollarëve muajin e kaluar ngriti një sërë shqetësimesh. Pyetja më urgjente është nëse Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të krijojnë deficite kaq të mëdha dhe për sa kohë.

Kur ekonomistët vlerësojnë nëse borxhi i një qeverie është i qëndrueshëm, një nga treguesit që përdorin është diferenca ndërmjet “g”, normës së rritjes së ekonomisë ose PBB-së, dhe “r”, normës së interesit të borxhit, e përfaqësuar nga yield-i i obligacioneve 10-vjeçare të Thesarit.

Kur “g” është më e lartë se “r”, pesha e borxhit zvogëlohet në raport me rritjen ekonomike. Kur “r” është më e lartë se “g”, borxhi mund të rritet me një ritëm të paqëndrueshëm.

Logjika mund të krahasohet me të ardhurat personale: nëse paga rritet vazhdimisht dhe një person arrin të paguajë sot interesin e borxhit, rritja e të ardhurave mund ta bëjë më të lehtë shlyerjen e tij në të ardhmen.

Ekonomitë nuk funksionojnë njësoj si individët apo bizneset dhe mes ekonomistëve ka debat mbi nivelin që përcakton një borxh të qëndrueshëm. Aktualisht, “r” është rreth 5%, ndërsa “g” rreth 2%. Kjo diferencë rrit të paktën rrezikun që borxhi amerikan të jetë në një trajektore të paqëndrueshme.

Por ky nuk është treguesi i vetëm që ngre shqetësime për barrën e borxhit amerikan. Problem përbën edhe deficiti primar, diferenca ndërmjet shpenzimeve dhe të ardhurave tatimore, pa përfshirë pagesat e interesit.

Deficiti primar i SHBA-së është sa 3% e PBB-së, një nivel dukshëm mbi objektivin. Për të qenë i qëndrueshëm, raporti i deficitit primar të një vendi duhet të jetë zero ose negativ.

“Kaq e rëndë është situata fiskale”, deklaroi Mark Zandi, kryeekonomist i Moody’s Analytics.

Sa duhet të rritet ekonomia?

Sa duhet të rritet ekonomia që borxhi amerikan të mos kalojë në një trajektore të paqëndrueshme?

PBB-ja do të duhej të rritej me 6% në vit gjatë pjesës së mbetur të mandatit të Trump. Deri tani, ritmet janë shumë më të ulëta: ekonomia u rrit me një ritëm vjetor prej 2.1% në tremujorin e parë dhe 1.5% në tremujorin e dytë.

Me fjalë të tjera, ritmi i rritjes do të duhej praktikisht të trefishohej.

Nëse objektivi do të synohej brenda dhjetë vjetësh, ekonomia do të duhej të rritej çdo vit me 3% deri në 4% përgjatë gjithë dekadës.

Hera e fundit që ekonomia amerikane ruajti një ritëm të tillë rritjeje ishte në vitet 1990, periudhë që përkon edhe me herën e fundit kur vendi regjistroi suficit buxhetor.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të duhej të shmangnin krijimin e sasive të mëdha të borxhit të ri. Kjo do të nënkuptonte përfundimin e luftës me Iranin, mungesën e goditjeve të reja ekonomike dhe shmangien e nismave të mëdha të shpenzimeve, si çeqet prej 5,000 dollarësh të propozuara nga Trump të mërkurën, të cilat do t’i shtonin borxhit 1 trilion dollarë.

Një rritje kaq e fortë ekonomike do të sillte gjithashtu inflacion të konsiderueshëm, rreth 5% deri në 6% në vit, si pasojë e mbinxehjes së ekonomisë. Rezerva Federale do të reagonte duke rritur normat e interesit, çka nga ana tjetër do ta ngadalësonte ekonominë.

“Llogaritë thjesht nuk dalin që një vend të mund të rritet ekonomikisht aq sa të dalë nga një borxh prej 40 trilionë dollarësh”, deklaroi Joe Brusuelas, kryeekonomist i RSM US.

Mark Zandi argumenton se një rritje e tillë mund të arrihej përmes ndryshimit të politikës amerikane të emigracionit dhe lejimit të më shumë se një milion emigrantëve në vit. Ai pranon, megjithatë, se kjo alternativë nuk është politikisht e realizueshme, duke pasur parasysh masat e administratës Trump kundër emigracionit.

Pa vullnet politik për një reformë gjithëpërfshirëse të emigracionit, nuk ekziston një mënyrë për ta çuar rritjen ekonomike në nivelin e nevojshëm për ta vendosur borxhin amerikan në një trajektore të qëndrueshme.

Tregu i obligacioneve

Mënyra fiskalisht më e përgjegjshme për të garantuar qëndrueshmërinë e borxhit do të ishte rritja e të ardhurave nga taksat dhe ulja e shpenzimeve. Megjithatë, një qasje e tillë gëzon pak mbështetje politike nga të dyja partitë, ashtu si reforma e emigracionit.

Ndërkohë, lufta me Iranin është përshkallëzuar sërish, duke shtuar shqetësimet se mund të shndërrohet në një konflikt tjetër të kushtueshëm dhe afatgjatë, me pasoja të vazhdueshme për tregun e energjisë.

Nafta është ngjitur qartësisht mbi 100 dollarë për fuçi, çmimi i naftës diesel ka arritur rekord, ndërsa çmimet e benzinës po rriten përsëri.

Investitorët e obligacioneve po reagojnë. Yield-i referencë i obligacioneve 10-vjeçare të Thesarit amerikan është shumë pranë nivelit 5% për herë të parë që nga tetori 2023 dhe jo shumë larg nivelit më të lartë që prej korrikut 2007.

Tregtarët e obligacioneve po kërkojnë yield-e më të larta. Ata shqetësohen se inflacioni do të ulë me kalimin e kohës vlerën e investimeve të tyre dhe se SHBA-ja do të duhet të vazhdojë huamarrjen për të financuar shpenzimet, duke shtuar më tej ofertën e obligacioneve të Thesarit në treg.

Tregu më i rëndësishëm financiar në botë po dërgon një sinjal të qartë: teoritë tepër optimiste për rritjen ekonomike dhe politikat që ushqejnë inflacionin nuk po bindin investitorët. Ndërkohë, normat e lidhura me yield-et e obligacioneve, përfshirë interesat e kredive hipotekore dhe atyre për automjete, pritet të vazhdojnë të rriten./ CNN amerika përballë faturës së borxhit prej 40 trilionë dollarësh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Trump “braktis” Netanyahun, aleatët godasin Izraelin me sanksione 11 Shtator 2026, 13:5613:56Rajoni dhe Bota Huthët avancojnë në Detin e Kuq, marrin ishullin Perim dhe kërcënojnë një nga arteriet kryesore të naftës 11 Shtator 2026, 13:3513:35Rajoni dhe Bota Putin udhëton drejt Indisë, Moska 'i vë flakën' Ukrainës 11 Shtator 2026, 13:3913:39Rajoni dhe Bota Nga Putini te Trumpi e Xi, Vuçiç luan kartën e fundit në Serbi; lë Presidencën për tu bë bërë kryeministër 11 Shtator 2026, 12:5712:57Rajoni dhe Bota Si mund të mbijetojmë në një botë pa rregulla 11 Shtator 2026, 12:4912:49Rajoni dhe Bota Ndahet nga jeta Emma Bonino, “vajza e prapë e Montecitorios” që trazoi politikën italiane! 11 Shtator 2026, 12:3612:36Rajoni dhe Bota