Ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa ka postuar në rrjetin X mbi takimi me kryeministrin Edi Rama paraditen e sotme. Bashkangjitur me një foto të takimit, ambasadorja shkruan se biseda u fokusua në të ardhmen evropiane të Shqipërisë, duke u treguar optimiste lidhur me këtë. Reagimi i plotë: “Sot zhvillova takimin tim tê pare me Kryeministrin Edi Rama. Patëm nje bisede të mire per te ardhmen evropiane të Shqipërisë. Mirenjohëse për mikpritjen. Tani, koha për punë.”
