Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ambasadorja e re e BE nisi misionin në Tiranë, takim 1 orë me Ramën në Kryeministri (VIDEO)


Ambasadorja e re e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një takim rreth 1 orë me kryeministrin Edi Rama.

Pasi nisi misionin në Tiranë, ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi në Kryeministri zgjati rreth një orë, ndërsa në përfundim ishte shefi i qeverisë që ndau një foto me diplomaten amerikane. “Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkroi Rama. LEXO EDHE:Putin dhe Trump flasin 1 orë në telefon, Kremlini: Nuk kemi plane të sulmojmë Europën! Londra dhe Berlini furnizojnë Kievin me raketa Patriot Moreira de Sousa e merr detyrën në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit, ndërsa ka vendosur në krye të prioriteteve të mandatit të saj 4-vjeçar mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ambasadorja ka paralajmëruar bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare, shtetet anëtare dhe aktorët e tjerë për të çuar përpara procesin e integrimit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 17:10 'Tani nis puna', ambasadorja e re e BE zbardh takimin me Ramën: Bisedë e mirë për të ardhmen europiane të Shqipërisë "Bisedë e mirë për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Tani nis puna." Me këtë mesazh, ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, komentoi në rrjetin X takimin e saj të parë me kryeministrin Edi Rama, të zhvilluar sot pasi mori zyrtarisht detyrën. U.D/Shqiptarja.com Share SI.E./U.D/Shqiptarja.com TAG: Sofia Moreira de Sousa BE edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.5 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.2% Vota total: 1860 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?