Mbërrin në Pallatin e Brigadave Eric Wendt, ku pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, për të nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Wendt është pritur nga Presidenti Begaj.
Të hënën, takimet e Wendt fillojnë nga ministria e jashtme, ndërsa më datën 2 tetor është parashikuar në Tiranë një ceremoni prezantimi i ambasadorit të ri të SHBA, Eric Wendt. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Eric Wendt mbërriti ditën e djeshme në Tiranë. Ai u prit në aeroportin Nënë Tereza nga protokolli i shtetit dhe një përfaqësi e ambasadës amerikane.
Menjëherë pas mbërritjes, ai ka vizituar ambasadën e SHBA në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet amnasadorEric WendtSHBATiranë
