Lajme Zone
Ambasadori i ri i SHBA-së mbledh në pritje politikanë, diplomatë, përfaqësues të drejtësisë e medias! Berisha mbetet non grata, nuk merr ftesë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ambasadori i ri i SHBA-së mbledh në pritje politikanë, diplomatë, përfaqësues të drejtësisë e medias! Berisha mbetet non grata, nuk merr ftesë

Në orën 18:00 ambasada amerikane nisi pritjen në Tiranë për prezantimin e ambasadorit të ri Eric Wendt. Në të njejtën orë, Sali Berisha u shfaq live në Korçë. Mes ftesave për dhjetëra politikanë, të majtë e të djathtë, një e tillë me emrin e tij kishte munguar. Në qershor ai njoftoi gati me triumfalizëm se pas më shumë se 5 vjetësh nga sanksionimi i tij si non grata, ai do të mund të shkelte në SH

Në orën 18:00 ambasada amerikane nisi pritjen në Tiranë për prezantimin e ambasadorit të ri Eric Wendt. Në të njejtën orë, Sali Berisha u shfaq live në Korçë. Mes ftesave për dhjetëra politikanë, të majtë e të djathtë, një e tillë me emrin e tij kishte munguar. Në qershor ai njoftoi gati me triumfalizëm se pas më shumë se 5 vjetësh nga sanksionimi i tij si non grata, ai do të mund të shkelte në SHBA. LEXO edhe...Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit rikthehet në Tiranë me 17 shfaqje, bashkëpunim edhe me Baletin e Kosovës! Preljocaj: Ju pres më 16 dhe 17 tetor në Opera “U kry”, tha Berisha në 11 qershor. Në fakt, bëhej fjalë vetëm për mundësinë që ai të udhëtonte për të qenë pjesë e një delegacioni të partive të djathta në konventën e republikanëve. Edhe vetë DASH, në komunikimn e kohës, njoftoi se Berisha është përjashtuar nga ndalimi për të hyrë në SHBA. Pjesa tjetër e sanksioneve ndaj tij janë ende në fuqi. Pak ditë më parë i pyetur nëse do ishte ftuar në pritjen e ambasadorit të ri amerikan ai vetë pranoi thatë. “ Nuk kam dijeni për ceremoninë”, tha ai. Ftesat për të marrë pjesë në prezantimin e ambasadorit të ri u kishin mbërritur në postën elektronike dhjetëra personave, që në datën 18 shtator. Për ironi të fatit Sali Berisha, shkoi në Korçë, qytetarët e të cilës, njihen për lidhje të hershme shpirtërore me Amerikën. Deri më tani ambasadori i ri amerikan, ka takuar kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi dhe kryetari e Kuvendit Niko Peleshi, veç presidentit Bajram Begaj të cilit i paraqiti letrat kredenciale. Ndërkohë të pranishëm në këtë ceremoni janë presidenti Bajram Begaj, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha, Minsitri i Drejtësisë Toni Gogu, Minisri i Infrastrukturës Enea Karakaçi, deputetë të PD-së Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Belind Këlliçi, kreu i KLP, deputeti Fatmir Mediu, kryepolici Skënder Hita, Prokurori Altin Dumani, ambasadorë të BE-së, përfaqësues të klerit dhe gazetarë. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al ambasada e shba non grata Eric Wendt sali berisha Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.8% Jo 25.1% Jam i/e dyzyuar 5.1% Vota total: 3014 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?