Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt ka ardhur në Shqipëri ku sipas gazetares Daniela Maloku pritet që nesër në 11:00 të dorëzojë letrat kredenciale në një takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj. Eric Wendt është gjeneral-lejtnant amerikan në pension, me njw profil kryesisht ushtarak dhe i sigurisë: ka shërbyer mbi 34 vjet në ushtri, ka komanduar forcat e operacioneve speciale të NATO-s, përfshirë trupa shqiptare, dhe ka punuar me ushtarë shqiptarë edhe në Afganistan. Pas daljes në pension, ka dhënë mësim për komandimin dhe udhëheqjen në Naval Postgraduate School. Gjatë seancës në senat në muajin maj ai renditi si përparësi të misionit të tij në Shqipëri uftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës; bashkëpunimin në mbrojtje e siguri kibernetike; si dhe trajtimin e drejtë e transparent të investitorëve amerikanë në sektorë si energjia, infrastruktura, minierat dhe inteligjenca artificiale. LEXO EDHE:Spahiu: Ja pse projekti ‘Flamingo Mirror’ pritet të promovohet kur të mbërrijë ambasadori i SHBA në Tiranë U.D/Shqiptarja.com TAG: Eric Wendt Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
22 Shtator, 16:08
Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.2% Disi 11.4% Vota total: 3769 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?
