Lajme Zone
Ambasadori i ri amerikan nisi misionin në Tiranë, trupa e marinsave të SHBA ngre flamurin amerikan në rezidencën zyrtare
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ambasadori i ri amerikan nisi misionin në Tiranë, trupa e marinsave të SHBA ngre flamurin amerikan në rezidencën zyrtare

Një kapitull i ri në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nis në Tiranë me mbërritjen e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt.

Një kapitull i ri në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nis në Tiranë me mbërritjen e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt. Kështu shkruan ambasada shqiptare, në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa ka shpërndarë disa foto nga momenti kur trupa e marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare. “Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Ëendt nis detyrën e tij. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona”, shkruhet në postim. LEXO edhe...Ardhja e ambasadorit Wendt në Shqipëri, Spahiu: Do të jetë shumë aktiv dhe autoritar! Mbështetje më e fortë për SPAK Eric Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë që prej vitit 1991, kur mes dy vendeve u rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Ai pason në këtë detyrë Yuri Kim, ndërsa prej vitit 2023 Ambasada e SHBA-së është drejtuar nga Nancy VanHorn si e ngarkuar me punë. Eric Wendt është një ushtarak në pension, i cili ka shërbyer për rreth 34 vjet në ushtrinë amerikane, pjesën më të madhe në Forcat Speciale. Gjatë fjalës së tij në Senat, përpara konfirmimit, ai renditi katër prioritetet e mandatit të tij në Shqipëri, mes tyre mbështetjen e vendit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen drejt objektivit prej 5% të PBB-së, si dhe promovimin e diplomacisë ekonomike dhe mbrojtjen e interesave amerikane në Shqipëri. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al Eric Wendt ambasada e shba Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.7% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3741 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?