Lajme Zone
Ambasada amerikane paralajmëron: Prindërit shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA-ve për të lindur fëmijët rrezikojnë rinovimin e vizës
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ambasada amerikane paralajmëron: Prindërit shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA-ve për të lindur fëmijët rrezikojnë rinovimin e vizës

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim me rëndësi për shtetasit shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të lindur atje fëmijët e tyre. Siç theksohet përmes një njoftimi në rrjetet sociale, këta shtetas duht të tregojnë kujdes në rast se përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor. Sipas ambasadës, këto shpenzime u kalojnë taksa

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim me rëndësi për shtetasit shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të lindur atje fëmijët e tyre.

Siç theksohet përmes një njoftimi në rrjetet sociale, këta shtetas duht të tregojnë kujdes në rast se përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor.

Sipas ambasadës, këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t'i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen. “Shumë prindër shqiptarë me viza turistike udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me qëllim për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor. Këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t'i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen”,-theksohet në njëftim./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.