Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shpërndajë parlamentin, pasi ky i fundit sipas tij nuk po e përmbush misionin e vetë. Në një prononcim për mediat Biberaj tha se nuk mund të bëhet dialog me Ramën, duke shtuar se ky i fundit është mashtrues. “Do i bëja thirrje presidentit të Republikë që të shohë mundësinë që të shkrijë këtë parlament, se nuk po e kryen misionin e vetë. Pasuritë e shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e hajdutëve. Unë kam qenë deputet vetë. Kur deputeti shkon aty bën një betim, por këta janë njerëz pa karakter. I bëj thirrje presidenti që të shkrijë këtë parlament! Rama është mashtruese më i madh në planet, e njoh që në 96 që kur ka qenë pedagog te artet. Ne do të rrimë në rrugë deri sa të realizohet kauza e studentëve. Nuk mund të bëjë debat dhe një rrugaç, me një persona që drogohet tërë natës. Të bësh dialog me të, është mashtrim. Nuk ka neutralitet kur vendi rrezikon të shkojë në konflikt social në gjakderdhje. Si mund të rrijë një profesor neutral. Vendi im është me studentët çfarë do të bëj në auditor bosh. Unë i përkas atij brezi politikanësh që kam shumë respekt për oficerë të policisë të forcave të rendit. I bëj thirrje, oficerëve të përgjegjshëm të Ministrisë së Brendshme të mos përdorin dhunën, të mos bien pre e presionit të kryeministrit. Shumë prej tyre i njoh, ishin të lodhur pa gjumë…Kryeministri nuk mund të bëjë takim me forcat e rendit sepse nuk është Komandant i Forcave të Armatosura, presidenti mund ta bëjë, por jo kryeministri. Ndaj të respektojnë ligjin, përballë kanë fëmijët, nuk kanë hajdut, bandit e kriminelë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
