Lajme Zone
'Si ujku tek përralla e Kësulëkuqes' Vengu ironizon Berishën për qëndrimin ndaj protestave: Rininë e do për maskë dhe qeverinë për strehë
PolitikëReport TV

'Si ujku tek përralla e Kësulëkuqes' Vengu ironizon Berishën për qëndrimin ndaj protestave: Rininë e do për maskë dhe qeverinë për strehë

Deputeti socialist Pirro Vengu ironizon afrimin e PD-së me protestat dhe kërkesën për një qeveri “kujdestare”: Opozita që përfundoi në Lanë, tani kërkon të hyjë në protestë nga dritarja.

Deputeti socialist Pirro Vengu ka ironizuar Sali Berishën dhe Partinë Demokratike për mbështetjen ndaj protestave të ditëve të fundit, duke e lidhur këtë qëndrim me kërkesën e demokratëve për krijimin e një qeverie “kujdestare”. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu e krahason Berishën me ujkun tek Kësulëkuqja që pudros putrën për tu maskuar ndërsa qëndron pas dere dhe akuzon opozitën se kërkon ta përdorë protestën si rrugë për t'u bërë pjesë e pushtetit. LEXO edhe...Protesta para Parlamentit, situata e qetë në orën 13:00! Policia në gatishmëri, pak protestues në rrugë (VIDEO) Reagimi i plotë i Pirro Vengut: Sot, dy mesazhe që duhen lexuar bashkë. Opozita që përfi në Lanë dhe është zbuar disa herë nga dera e madhe e përfaqësimit, tani kërkon të hyjë në protestë nga dritarja. Ndërkohë, grupi parlamentar i PD-së kërkon një qeveri “kujdestare”. As teknike, as teknokratike: kujdestare. Pra, një qeveri me PD-në brenda. Dhe Saliu, si ujku i përrallës që pudros putrën që t’i hapin derën, përpiqet të na shfaqet si mishërimi i rinisë. Rininë e do për maskë, protestën për shkallë dhe qeverinë për strehë. Një opozitë që ka frikë nga protesta, por kërkon të strehohet në qeveri. U.D/ReportTv.al protestat kunder qeverise sali berisha pirro vengu Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 10987 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?