Lajme Zone
Protesta, zv.ministrja e Arsimit: Duhet të qëndrohet larg dhunës! Të rinjtë nuk po e shohin më zgjidhjen e problemeve te komunikimi
PolitikëReport TV

Protesta, zv.ministrja e Arsimit: Duhet të qëndrohet larg dhunës! Të rinjtë nuk po e shohin më zgjidhjen e problemeve te komunikimi

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën dhjetë të saj. Oriana Osmani, zëvendësministre e Arsimit, në një intervistë në ‘Sot Live në Shqipëri tha se qytetarët mund të protestojnë, pasi është një e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk mund të justifikohet.

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën dhjetë të saj. Oriana Osmani, zëvendësministre e Arsimit, në një intervistë në ‘Sot Live në Shqipëri tha se qytetarët mund të protestojnë, pasi është një e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk mund të justifikohet. “Protesta është e drejtë kushtetuse, por duhet të qëndrojmë larg dhunës. Ajo çka po jetojmë na ka vënë para një sfide të re. Këta të rinj kanë nevojë të dialogojnë, të diskutojnë dhe të ndajnë të mirën nga e keqja, për të kuptuar se cilat janë përgjegjësitë e tyre në kohën që po jetojmë. Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë ne po hartojmë një paketë udhëzuese edukuese për të rinjtë që informon se çfarë do të thotë një vepër penale, cilat janë rreziqet dhe përgjegjësitë që kanë ata në shkollë”, tha Oriana Osmani. LEXO edhe...Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, përmbysin stolat e vendosur për dialog! Thirrje për dorëheqjen e Ramës (VIDEO) Teksa u pyet nga moderatori Nertil Agalliu në lidhje me procesin mësimor gjatë këtyre ditëve, Osmani tha se mësimi ka vijuar rregullisht, pavarësisht se në klasë mund të kenë qenë dy apo tre nxënës. Osmani nënvizoi gjithashtu se shumë të rinj sot problemet i zgjidhin përmes dhunës sesa komunikimit. “Mësuesi kujdestar duhet të jenë shumë vigjilentë. Sot të rinjtë nuk e shohin më zgjidhjen e problemit përmes komunikimit, por përmes dhunës. Duket se e bën më trendi të qenit i fortë sesa komunikues. Në të gjitha shkollat dita e premte ka qenë më problematike, por ne e kemi vijuar mësimin edhe me dy nxënës. Ky nuk është një moment i lehtë, po bashkëpunojmë me prindërit. Çdo ditë ne jemi në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit psiko-social. Politika ka ndikim padyshim tek të rinjtë. Klima politike jo vetëm e jona por e çdo shteti duhet të jetë një klimë që siguron garantimin e qytetarëve”, theksoi ajo. Xh.K/ReportTv.al Sot Live në Shqipëri oriana osmani protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.3% Disi 3.1% Vota total: 11049 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?