Lajme Zone
Ergys Agasi kërkesë në GJKKO për kthimin e sendeve të sekuestruara, kërkon kamerën që iu mor në zyrë
Të tjeraBalkanWeb

Ergys Agasi kërkesë në GJKKO për kthimin e sendeve të sekuestruara, kërkon kamerën që iu mor në zyrë

Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij.

Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës. Pritet që GJKKO të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse kamera do t’i kthehet apo do të vijojë të mbahet e sekuestruar. Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb