Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin Kryeministër të Kosovës. Përmes një njoftimi, Haxhiu bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, deklaroi Haxhiu.
Ajo i ka uruar Kurtit sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në procesin e formimit të qeverisë së re.
“Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, u shpreh Haxhiu. Top Channel

