Foto ilustruese Identitek do të furnizohet nga ALBTrace me infrastrukturë dhe teknologji të sigurisë së lartë, por kompania ka 49% kapital të huaj. Vendimi ngre pikëpyetje se kush do të ketë akses dhe kontroll mbi sistemet sensitive të identitetit të shqiptarëve... “ALBTraceCo” del sërish në skenë dhe këtë herë bëhet fjalë për një nga sektorët më sensitivë të shtetit: pasaportat, kartat e identitetit dhe sistemet që lidhen me të dhënat biometrike të qytetarëve shqiptarë.
Pas pullave fiskale, gjurmueshmërisë së kanabisit dhe përfshirjes në markimin e karburanteve, qeveria ka vendosur në mbledhjen e sotme që ALBTrace të furnizojë shoqërinë shtetërore përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike me kapacitetet infrastrukturore dhe teknologjitë e sigurisë së lartë.
Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave ndryshon pikën 7 të VKM-së nr. 80, të 14 shkurtit 2023, me të cilën u krijua shoqëria aksionare për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike, sot Identitek.
Formulimi i ri i jep ALBTrace një rol të gjerë. Sipas vendimit, shoqëria e dokumenteve biometrike do të administrojë dhe zhvillojë aktivitetin e saj përmes furnizimit nga ALBTraceCo me “kapacitetet e nevojshme të infrastrukturës dhe teknologjive të sigurisë së lartë”.
Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për furnizimin me materiale fizike për pasaportat apo kartat e identitetit.
Vendimi përfshin teknologjitë që sigurojnë mbrojtjen e të dhënave sensitive të shtetasve, identitetin dhe të dhënat biometrike, dokumentet fizike biometrike boshe, por edhe zhvillimin, integrimin ose administrimin e platformave dhe sistemeve kritike shtetërore.
ALBTrace do të mund të ofrojë gjithashtu shërbime për projektimin, zhvillimin, implementimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike që lidhen me identitetin biometrik dhe digjital, identifikimin elektronik, autentifikimin, gjurmueshmërinë dhe verifikimin elektronik.
“Shoqëria aksionare administron dhe zhvillon, nëpërmjet furnizimit nga shoqëria “ALBTraceCo”, sh.a., me kapacitetet e nevojshme të infrastrukturës dhe teknologjive të sigurisë së lartë, që sigurojnë mbrojtjen e të dhënave sensitive të shtetasve, identitetin dhe të dhënat biometrike, dokumentet fizike biometrike boshe, zhvillimin, integrimin ose administrimin e platformave dhe sistemeve kritike shtetërore, shërbime shtesë në funksion të prodhimit të shpërndarjes së dokumenteve biometrike, përfshirë projektimin, zhvillimin, implementimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike që lidhen me identitetin biometrik, identitetin digjital, identifikimin elektronik, autentifikimin, gjurmueshmërinë, verifikimin elektronik, si dhe çdo shërbim tjetër teknologjik ose të integruar që shërben për realizimin e këtij qëllimi”, thekson vendimi.
Pra, nga një kompani e njohur fillimisht për aktivitetin me pullat fiskale, ALBTrace po shtrin veprimtarinë në infrastrukturën teknologjike mbi të cilën mbështetet identiteti i qytetarëve.
Pikërisht këtu lind edhe çështja më sensitive.
ALBTrace nuk është një shoqëri me kapital 100% shtetëror shqiptar. Sipas dokumenteve të raportuara më herët, 51% e aksioneve kontrollohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, ndërsa 49% zotërohen nga O&S Security and Solutions, subjekt i lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas të njëjtave të dhëna, struktura e aksionerit të huaj ndahet mes Oumolat Security Printing dhe SICPA Middle East Investments Holding. Konkretisht, raportimet tregojnë se Oumolat zotëron 60% dhe SICPA Middle East Investments Holding 40% të partnerit privat në ALBTrace.
Normalisht ngrihet pyetja: Kush do ta kontrollojë infrastrukturën? Ku do të ruhen të dhënat? A do të ketë ALBTrace akses të drejtpërdrejtë apo indirekt në të dhënat biometrike? A do të mund të kenë akses teknik aksionerët e saj privatë, furnitorët apo nënkontraktorët? Kush do të auditojë sistemet dhe çfarë garancish do të ketë që të dhënat sensitive mbeten nën kontrollin ekskluziv të institucioneve shqiptare?
Këto pyetje marrin peshë për faktin se vendimi nuk e kufizon rolin e ALBTrace vetëm te furnizimi me dokumente biometrike boshe. Ai përmend shprehimisht edhe infrastrukturën, teknologjitë e sigurisë së lartë, platformat dhe sistemet kritike shtetërore, identitetin biometrik dhe digjital, autentifikimin dhe verifikimin elektronik.
Zgjerimi te dokumentet biometrike është vetëm hallka më e fundit e një serie kompetencash që qeveria i ka dhënë kësaj kompanie.
ALBTrace u shfaq fillimisht në sektorin e pullave fiskale. Më pas, në korrik 2025, qeveria e përcaktoi si autoritetin e autorizuar për shenjimin dhe gjurmueshmërinë e kanabisit të kultivuar dhe përpunuar për qëllime mjekësore dhe industriale.
Një tjetër zgjerim erdhi te hidrokarburet. Në korrik të këtij viti u raportua se ALBTrace mori rol edhe në shërbimin e markimit të karburanteve dhe gjurmimit të tranzitit, duke zgjeruar më tej fushën e aktivitetit të saj. /Pamfletiarabet pasaportat Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Hoxha: Moska po teston kufijtë e sigurisë evropiane 2 Shtator 2026, 18:2118:21Aktualitet Vatër e re zjarri në Gjirokastër/ Flakët përfshijnë sipërfaqe toke, zjarrfikësit në terren 2 Shtator 2026, 18:0518:05Aktualitet Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, Ervin Hodaj emërohet drejtor në Durrës pas disa muajsh i komanduar 2 Shtator 2026, 16:1016:10Aktualitet Situatë kritike nga zjarret në Mat, digjen banesa; flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi 2 Shtator 2026, 15:5615:56Aktualitet 120 banorë me simptoma helmimi në Fushë-Arrëz, dyshohet për kontaminim të ujit të pijshëm 2 Shtator 2026, 15:3815:38Aktualitet BKH-ja hartë për grupet kriminale, sektori i ri me 10 hetues krijon databazën e pavarur për bandat në çdo qytet 2 Shtator 2026, 15:2915:29Aktualitet

