Mëngjesin e kësaj të enjteje, në disa institucione të vendit është dërguar një e-mail, ku pretendohet se është vendosur një bombë në SPAK dhe GJKKO.
Lidhur me këtë ka reaguar me një njoftim zyrtar vetë Policia e Shtetit, sipas të cilës deri më tani nuk është konstatuar asnjë bombë, apo lëndë tjetër shpërthyese.
Megjithatë Garda e Republikës është duke vazhduar kontrollet në ambientet e institucioneve me qen antidrogë. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e personit, që mund të ketë dërguar e-mailin kërcënues. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet alarm per bombegjkkoSPAK
