Efektivë të Antiterrorit kanë zbarkuar në ambientet e SPAK dhe GJKKO pas një alarmi për bombë. Sipas informacioneve, një email me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste është dërguar në disa institucione, ku pretendohet se janë vendosur lëndë plasëse. Mes institucioneve të përmendura në mesazh janë edhe SPAK dhe GJKKO.
Në videot e siguruara nga Top Channel shihen specialistët e Antiterrorit me pajisje të posaçme, si dhe qen të specializuar për zbulimin e eksplozivëve.
Aktualisht po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme në ambientet e institucioneve, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo një alarm të rremë.
Autoritetet vijojnë kontrollet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e dërgimit të emailit kërcënues. Top Channel

