Lajme Zone
Alarm për bombë në avionin e linjës Manchester-Tiranë
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Alarm për bombë në avionin e linjës Manchester-Tiranë

Një alarm për bombë është zbuluar në avionin e linjës Manchester-Tiranë, kur rreth orës 19:30, gjatë uljes në Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare janë njoftuar nga menaxheri i aeroportit (ODM) se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër, e shkruar në gjuhën angleze, me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe.

Një alarm për bombë është zbuluar në avionin e linjës Manchester-Tiranë, kur rreth orës 19:30, gjatë uljes në Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare janë njoftuar nga menaxheri i aeroportit (ODM) se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër, e shkruar në gjuhën angleze, me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë bërë të mundur zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve. Më pas, është kryer kontrolli i avionit, i pasagjerëve dhe i bagazheve të tyre, me ndihmën e qenve antieksplozivë. Në vijim, pasagjerët janë kontrolluar në grupe, fillimisht nga shërbimet e Policisë dhe më pas përmes skanerit të aeroportit, me qëllim identifikimin e sendeve që mund të kenë lidhje me shkrimin e mesazhit kërcënues.Gjatë kontrollit të avionit nuk është konstatuar asnjë send shpërthyes.Për rastin është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e pasagjerit që ka shkruar letrën.