Lajme Zone
Alarm për bombë në avionin austriak drejt Tel Avivit, devijon në Bullgari
BotëCNA

Alarm për bombë në avionin austriak drejt Tel Avivit, devijon në Bullgari

Protesta e 7-të e të rinjve që po zhvillohet këtë të hënë ...

Një kërcënim me bombë kundër një fluturimi të Austrian Airlines nga Tel Avivi në Vjenë e detyroi aeroplanin të devijonte në Bullgari, sipas autoriteteve bullgare dhe linjës ajrore.

Ekuipazhi i Austrian Airlines vendosi të bënte një ulje emergjente në Sofje pasi thuhet se mori një kërcënim për bombë ndërsa po i afroheshin Rumanisë, tha ministria e transportit e Bullgarisë në një deklaratë, duke shtuar se pasagjerët u evakuuan nga avioni pas uljes.

Forcat ajrore bullgare ngritën në ajër një avion luftarak MiG-29 për të shoqëruar avionin si pjesë e procedurave të përcaktuara, tha ministria e transportit.

Kompania ajrore i tha agjencisë së lajmeve AFP se 51 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bordin e fluturimit dhe se një kontroll sigurie i avionit, një Airbus A320, filloi pasi ai u ul në mënyrë të sigurt në Sofje rreth gjysmë ore pas kërcënimit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.