Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të shumta të shtrimeve në spitale me infeksion nga salmonela.
Në Larisa, rastet e salmonelës janë konfirmuar edhe nga spitalet, ndërsa po rritet shqetësimi, pasi burimi i infeksionit është ende i panjohur.
Deri dje u konfirmuan zyrtarisht 30 raste, prej të cilëve 12 pacientë janë të shtruar në spital, siç raportojnë mediat greke. Presidenti i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, Profesori i Pulmonologjisë, Theodoros Vasilakopoulos, rekomandoi që qytetarët të jenë veçanërisht të kujdesshëm derisa të përfjë hetimi i rastit dhe të shmangin sa më shumë konsumimin e mishit të pulës këto ditë, derisa sa të kalojë epidemia e salmonelës që filloi në Lamia. “Logjika thotë se nëse do të hamë diçka tani, duhet ta gatuajmë mirë. Dhe të shmangim ngrënien e pulës për dy ose tri ditë, derisa të kemi arritur në një rezultat përfundimtar”, tha Vasilakopoulos në një intervistë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

