Lajme Zone
Akuzohet në Austri për vrasje të mbetur në tentativë/ Arrestohet 57-vjeçari në Korçë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzohet në Austri për vrasje të mbetur në tentativë/ Arrestohet 57-vjeçari në Korçë

Një 57-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Një 57-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet T. P. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Goricës, në momentin që po hynte në territorin e Shqipërisë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Vjena, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, me vendim të datës 4 gusht 2025, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Pas kapjes, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet austriake, po vijon procedurat për ekstradimin e 57-vjeçarit në Austri, ku do të përballet me drejtësinë për akuzën që rëndon ndaj tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet korcepolicia