Lajme Zone
Akuzë e re ndaj Agasit, çfarë deklaroi biznesmeni para togave të zeza?
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzë e re ndaj Agasit, çfarë deklaroi biznesmeni para togave të zeza?

Ergys Agasi ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, duke hedhur poshtë pretendimit se ka ndikuar në tenderat e AKSHI-t, apo që ka shërbyer si koordinator i grupeve kriminale. Avokati i tij, Maks Haxhia, ka deklaruar pas seancës për mediat se ndaj Agasit është shtuar një akuzë e re, ajo e “korrupsionit pasiv” dhe është hequr akuza e “heqjes së paligjshme të lirisë”. Haxhia pretendoi se prok

Ergys Agasi ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, duke hedhur poshtë pretendimit se ka ndikuar në tenderat e AKSHI-t, apo që ka shërbyer si koordinator i grupeve kriminale. Avokati i tij, Maks Haxhia, ka deklaruar pas seancës për mediat se ndaj Agasit është shtuar një akuzë e re, ajo e “korrupsionit pasiv” dhe është hequr akuza e “heqjes së paligjshme të lirisë”.

Haxhia pretendoi se prokuroria gjatë seancës, nuk kishte sjellë asnjë pamje filmike.

“Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në drejtim të zotit Agasi me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi.

Akuza për korrupsion pasiv, pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur akuzën për të qëndruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës, sot u paraqit kjo akuzë. Prokuroria nuk solli asnjë moment, asnjë pasazh filmimi nga këto.

Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës në tendera, nuk ka pasur asnjë përfitim dhe nëpërmjet tenderimin dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme. Të takosh një njeri që nuk është kriminel, nuk është vepër penale mesa di unë. Ne po kërkojmë provat e prokurorisë, ku qëndron korrupsion”, deklaroi Haxhia. GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për Ergys Agasin

28 Gusht, 16:31 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm