Lajme Zone
Akuzat për trafik armësh, qeveria i përgjigjet Ahmetajt: I zhytur në llum, eja përballu me drejtësinë! Makina e Ramës? Me qira, paguhet nga buxheti i PS (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzat për trafik armësh, qeveria i përgjigjet Ahmetajt: I zhytur në llum, eja përballu me drejtësinë! Makina e Ramës? Me qira, paguhet nga buxheti i PS (VIDEO)

Për herë të parë një anëtar i qeverisë reagoi mbi deklaratat e ish zv-kryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh që implikonte ndërmarrjen ushtarake shtetërore KAYO. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u pyet edhe për rastin Balluku dhe nëse PS do t’i hape rrugë arrestimit të saj nëse SPAK do dorëzonte një kërkesë të re.

Qeveria kishte zgjedhur të injoronte akuzat e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, bazuar në disa audiopërgjime të shkurtra, në qendër të të cilave, ai pretendonte se është biznesmeni izraelito-amerikani Ron Yeffet, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, sipas tij, dhe dy qytetarë ukrainfolës dhe rusishtfolës, të cilët identifikoheshin vetëm me emrat Igor dhe Sergei. Sipas Ahmetajt, bëhej fjalë për një plan për trafik të armëve dhe municioneve duke përdorur Shqipërinë, përmes sipërmarrjeve ku Yeffet është partner me ndërmarrjen ushtarake shqiptare Kayo. Por sot ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Eriona Ismaili, u detyrua të flasë për çështjen pas pyetjeve të gazetarëve. Përgjigja e saj ishte një sulm direkt ndaj Ahmetajt, dhe mbrojtje e KAYO-s. Ismaili i bëri thirrje Ahmetajt të ketë guximin dhe të vijë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë. “Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen ndot të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhdukur në llumin e tyre”, tha Eriona Ismaili. LEXO EDHE:Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me ‘shpejtësinë e skëterrës’ për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi Edhe për Belinda Ballukun, ish zv kryeministren tjetër të Ramës që po përballet me drejtësinë, ministrja Ismaili dha një përgjigje të përgjithshme kur u pyet se çfarë qëndrimi do të mbante shumica nëse do të kishte një kërkesë të re arresti nga SPAK. “Vullneti për të votuar pro apo kundër një vendimi, është e drejta e çdo deputeti. secili e gjykon vetë se si do të votojë. Ajo që di të them që në asnjë moment nuk është penguar drejtësia për të bërë punën e vet", tha ajo. Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin sqaroi edhe akuzat mbi makinën me të cilën ka udhëtuar së fundmi kryeministri Edi Rama, duke thënë se është një mjet i marrë me qira, kostoja e të cilit paguhet nga buxheti i Partisë Socialiste. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:20 A do ta votonte PS një kërkesë të re të SPAK për arrestimin e Ballukut? Ismaili: Çdo deputet vendos vetë, drejtësia s’është penguar të hetojë (VIDEO) Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili, u pyet në përfundim të mbledhjes së qeverisë edhe për rastin e Belinda Ballukut, së cilës iu sekuestrua një tjetër vilë dhe iu shtua akuza e mosdeklarimit të pasurisë. E pyetur nëse mazhoranca do të votonte pro në rast se SPAK do t’i drejtohej Kuvendit me një kërkesë të re që do të hapte rrugë për arrestimin e Ballukut, Ismaili tha se çdo deputet e gjykon vetë votën e tij. Sipas saj, drejtësia nuk është penguar të hetojë.“Vullneti për të votuar pro apo kundër një vendimi, është e drejta e çdo deputeti. secili e gjykon vetë se si do të votojë. Ajo që di të them që në asnjë moment nuk është penguar drejtësia për të bërë punën e vet. Është e pavarur dhe në të drejtën e vet për të hetuar këdo që mund të jetë subjekt i hetimit. SPAK është duke bere hetimet, vullneti i votës se çdo deputeti është e drejtë e tij, s’mund të jap përgjigje se si do të votojë çdo deputet”, tha Isamili. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 11:12 Audiopërgjimi i Ahmetajt dhe akuzat për trafik armësh, qeveria: Të ketë guximin të vijë e të përballet me drejtësinë Qeveria reagoi ndaj audiopërgjimit të publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe akuzave për trafik armësh. Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eriona Ismaili refuzoi të komentojë pretendimet, ndërsa i bëri thirrje Ahmetajt të ketë guximin dhe të vijë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.“Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen ndot të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhdukur në llumin e tyre”, tha Eriona Ismaili. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 11:06 Akuzat e PD për makinën e Ramës, Ismaili: Është me qira, paguhet nga buxheti i PS, përdoret dhe për aktivitete partiake (VIDEO) Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili iu përgjigj akuzave se kryeministri Edi Rama lëviz me makinë me vlerë 100 mijë euro. Ismaili tha se makina e Ramës është me qira dhe paguhet me buxhetin e PS, pasi përdoret për aktivitetet e partisë.“Makina që kryeministri përdor, është me qira, paguhet nga buxheti i PS. Është kërkesë e bërë me merak të shtuar nga kryeministri. Makina që përdor, përdoret edhe për aktivitetin e tij partiak, sa përket cilësimeve të makinave, ato janë edhe për çështje sigurie të cilat janë të orientuara edhe nga garda bazuar në sigurinë që kryeministri duhet të ketë”, tha Ismaili. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: edi rama arben ahmetaj kayo eriona ismaili Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.8 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento GAZI: 11/09/2026 13:36 eshte rritur niveli nga ben ahmetaj te bolleku e te kjo qe eshte e fundit...

gallate fare... te vije te "perballet" me drejtesine, dmth te jete aq idiot ai tjetri sa te vije ne burg per qejf, te vije per PRANINE BESNIKE Përgjigju Qytetar: 11/09/2026 11:23 Çfare ministreshe eshte kjo? Per besen, pasqyrat dhe periskopet? Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4907 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?