Lajme Zone
Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK ushtron kontrolle në banesën e Ron Yeffet në periferi të Tiranës
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK ushtron kontrolle në banesën e Ron Yeffet në periferi të Tiranës

Pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se Shqipëria po bën trafik armësh, sot janë ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit Ron Yeffet. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se Shqipëria po bën trafik armësh, sot janë ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit Ron Yeffet. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kontrollet janë ushtuar në banesën në periferi të biznesmenit amerikano-izraelit. Nga përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, Yeffet dilte garant për të bërë trafik armësh, ku përdorte qeverinë shqiptare si mekanizëm. Yeffet është një biznesmen izraelito-amerikan, i cili është i përfshirë në disa kompani që operojnë në sektorin e mbrojtjes. Ndër to janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, kompani të krijuara në vitin 2025, me aktivitet në prodhimin dhe furnizimin e mjeteve ushtarake, armëve dhe dronëve. Në përgjimet e Ahmetajt, ngrihen pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve, ku përmenden Shqipëria, kompani të sektorit të mbrojtjes dhe KAYO. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb “Koncepti “KAYO”, kriminal”/ Ahmetaj publikoi përgjimet dhe akuzoi Ron Yeffet për trafik armësh, biznesmeni izraelit aksioner i TIMAK dhe TIMAK Defence me sipërmarrësen Arjeta Puca Audiopërgjimet e reja të Arben Ahmetajt dhe akuzat për trafikun e armëve, Ron Yeffet: Do ishte e mençur të hapnim një fabrikë në Afrikë! Arjeta dhe të tjerët do punojnë atje me mua Etiketa: Ron Yeffet