“Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Durrësit për Feta Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës Durrës, Elisabeta Mataj. Mataj është lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Arrestimi i ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj ndodhi në muajin korrik, ndërkohë që pas një qëndrimi më shumë se dy mujor në paraburgim, prej 25 shtatorit ajo ndodhet në “Arrest shtëpie”. Ajo akuzohet së bashku me dy punonjëse të tjera të institucionit për përvetësimin e fondit të pensioneve dhe ndihmës ekonomike në vlerën 69 milionë lekë të reja, i destinuar për degët e postës në Shijak dhe Krujë. Arrestimi i bashkëshortit të saj 3 ditë më parë erdhi pas zbulimit të mesazheve telefonike të shkëmbyera mes bashkëshortëve dhe denoncimit të një punonjëseje të filialit të postës, që ka deklaruar se i kërkohej shuma 25 mijë lekë në muaj nga Mataj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: fetaj mataj

