Lajme Zone
Akuza për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Akuza për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Edhe pse një vit më parë Luiz Ejlli u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor dhe relator është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.

Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligjor i këngëtarit Luiz Ejlli mbetet ende i hapur. Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor dhe relator është caktuar gjyqtari Sokol Binaj. Luiz Ejlli u akuzua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani. LEXO edhe...Transferimi i papritur nga Durrësi në Fier/ Kryebashkiaku Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo, për shpërdorim detyre Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim. Ndërkohë, bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, u dënua me 18 muaj burgim. Por më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit. Prokuroria e Apelit depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të pafajësisë. P.J/ReportTv.al fatmir avdurramani gjykata e apelit gjykata e larte prokuroria e tiranes luiz ejlli Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.6% Të gabuar 28.3% Nuk e di 9.1% Vota total: 2386 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?