Lajme Zone
Aktori i serialit turk 'Ezel' gjendet i vdekur në apartamentin e tij në Stamboll
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aktori i serialit turk 'Ezel' gjendet i vdekur në apartamentin e tij në Stamboll

Sipas raportimeve nga mediat turke, partnerja e aktorit ishte shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të prej disa ditësh. Ajo kishte shkuar në apartamentin e tij, ku e kishte gjetur Kılıç në divanin e dhomës së ndenjes.

Aktori turk Serhat Mustafa Kılıç është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në lagjen Kağıthane të Stambollit. Sipas raportimeve nga mediat turke, partnerja e aktorit ishte shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të prej disa ditësh. Ajo kishte shkuar në apartamentin e tij, ku e kishte gjetur Kılıç në divanin e dhomës së ndenjes. LEXO edhe...Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë nga militarizimi i ishujve të Egjeut! Mos e merrni qetësinë e Turqisë për dobësi Sipas deklarimeve që partnerja e tij u ka dhënë autoriteteve, Kılıç vuante nga kanceri. Disa media turke kanë raportuar gjithashtu se aktori kishte pasur probleme me gjëndrën tiroide. Shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore dhe hetimeve nga autoritetet. Kılıç ishte i njohur në Shqipëri për rolin e tij si Selim Birkan në serialin 'Ezel'. P.J/ReportTv.al Serhat Mustafa Kılıç stamboll turqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 82.5% Magjistratëve 12.3% Nuk e di 5.2% Vota total: 480 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?