Lajme Zone
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Unrecognized’  sonte për herë të parë tek Eksperimentali! ‘E zonja e bujtinës’ te ‘Petro Marko’ në Vlorë
PolitikëReport TV

Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Unrecognized’ sonte për herë të parë tek Eksperimentali! ‘E zonja e bujtinës’ te ‘Petro Marko’ në Vlorë

Shfaqja “Unrecognized”, me regji të Data Tavadze dhe tekst të Jeton Nezirajt dhe Davit Gabunias, vjen për herë të parë para publikut të Tiranës sonte, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1.“MINUS 303”, PREMIERË BOTËRORE NË TEATRIN E OPERAS E BALETIT LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Premiera botërore e veprës 'Minus 303', në Teatrin e Operas dhe Baletit! Edicioni i 11-të i festivalit 'Luleborë', në Shkodër Premiera botërore e veprës “MINUS 303”, nga “Ëas Bleibt Kollektiv” e Gentian Doda, do të prezantohet sonte në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. E bazuar në dëshmitë reale të ish-të burgosurve politikë gjatë diktaturës në Shqipëri, shfaqja eksploron marrëdhënien mes pushtetit, burokracisë absurde, akuzës, dënimit dhe brishtësisë së lirisë. Përmes lëvizjes, fjalës së artikuluar dhe muzikës live, vepra sjell një reflektim artistik mbi kujtesën, të vërtetën dhe kufijtë mes së shkuarës dhe së tashmes. 2. KONCERT/ SIMFONIA E ÇAJKOVSKIT NGA ORKESTRA E RTSH-SË Orkestra Simfonike e RTSH-së nis ciklin e simfonive të Pyotr Ilyich Tchaikovsky me Simfoninë nr. 1 në sol minor, Op. 13, “Ëndrra dimërore”, një vepër e mbushur me lirizëm, ngjyra orkestrale dhe emocione të thella. Nën drejtimin e dirigjentit Fac Agudin, koncerti do të mbahet nesër në orën 19:00 në sallën “Ferdinand Deda” të RTSH-së. Në të do të interpretohen edhe dy arie të kompozitorit Ëolfgang Amadeus Mozart: “Non mi dir, bell’idol mio”, nga opera “Don Giovanni”, dhe “Temerari… Come scoglio”, nga opera “Così fan tutte”, të interpretuara nga sopranoja Laurence Guillod. 3. “GREPI I ARTË”, KOMEDIA ME INTRIGA DHE SURPRIZA NË DURRËS Komedia “Grepi i Artë” vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës sot, nesër dhe më 7 e 8 nëntor, në orën 19:00. Një histori ku dyshimet për tradhti, përgjimet, kamerat e fshehta dhe maskimet krijojnë një rrjet intrigash, humori dhe sekretesh. Në një lojë ku ambicia për pushtet dhe ruajtja e imazhit publik ndërthuren me jetën personale, askush nuk është aq i pafajshëm sa duket dhe çdo e vërtetë e zbuluar sjell një mister të ri. 4. “E ZONJA E BUJTINËS”, NË SKENËN E TEATRIT “PETRO MARKO” NË VLORË Teatri “Petro Marko” në Vlorë sjell për publikun shfaqjen “E zonja e bujtinës”, e cila do të prezantohet më 6 dhe 7 nëntor, në orën 19:00. Një tjetër mundësi për artdashësit vlonjatë për të ndjekur një produksion teatror dhe për të shijuar magjinë e skenës. 5. “1984”, VEPRA E GEORGE ORWELL NË TEATRIN KOMBËTAR EKSPERIMENTAL Romani i njohur i George Orëell, “1984”, prej javësh tashmë është sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në Tiranë. Shfaqja, bashkëprodhim me Teatrin “Migjeni”, do të vijojë të prezantohet edhe më 6, 7 dhe 8 nëntor, në orën 20:00. Me regji të Dino Mustafić dhe dramatizim të Jeton Nezirajt, produksioni trajton temat e kontrollit, pushtetit, propagandës dhe lirisë individuale, duke sjellë në skenë universin distopik të Orëellit. Në kastin e aktorëve janë Ema Andrea, Rafael Hoxhaj, Eva Gjika, Jozef Shiroka, Adriana Tolka dhe Nikolin Ferketa. 6.“GRUA PËR SHPI”, SHFAQJA MBI ROLIN E GRUAS TE “SKAMPA” Shfaqja teatrore “Grua për Shpi”, me tekst të Franca Rames, vjen sot në orën 18:30, në Teatrin “Skampa” në Elbasan, me hyrje falas. Nën regjinë e Endri Çelës dhe me interpretimin e Ina Gjonçit, vepra trajton përmes artit dhe humorit satirik rolin e gruas në shoqëri, stereotipet gjinore, pabarazitë dhe dhunën me bazë gjinore. Një shfaqje që fton publikun të sfidojë paragjykimet dhe të reflektojë mbi rëndësinë e një shoqërie më të barabartë dhe pa dhunë. 7. SHFAQJA/“NË SHTËPINË TONË”, NË TEATRIN “BYLIS” TË FIERIT Komedia “Në shtëpinë tonë” do të prezantohet sot, nesër dhe më 7 nëntor, në orën 18:00, në Teatrin “Bylis” në Fier. Me një kast prej pesë aktorësh, ku bëjnë pjesë Luiza Xhuvani, Sokol Angjeli, Gentian Zenelaj, Indrit Cobani dhe Andia Xhunga, e cila është edhe regjisore e shfaqjes, produksioni premton të sjellë në skenë humor dhe situata argëtuese për publikun. 8.“NJËZETA: ALBANIAN CONTEMPORARY ART BETWEEN 2007–2027” “NJËZETA: Albanian Contemporary Art between 2007–2027” është ekspozita që do të çelet sot në orën 18:00 në qendrën e artit bashkëkohor “Zeta” në Tiranë, e që do të qëndrojë e hapur deri më 25 nëntor. Në prag të 20-vjetorit të krijimit, qendra sjell për publikun koleksionin e saj të artit bashkëkohor shqiptar, të digjitalizuar dhe të kataloguar së fundmi. Ekspozita përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të krijimtarisë së artistëve shqiptarë ndër vite dhe të zhvillimit të skenës së artit bashkëkohor në vend. 9.FESTIVALI “LULEBORË”, DY DITË MUZIKË DHE ART NË SHKODËR Shkodra bëhet gati të mirëpresë edicionin e 11-të të festivalit “Luleborë”, i cili do të zhvillohet sot dhe nesër, në orën 19:00, në teatrin “Migjeni”, duke sjellë dy ditë të mbushura me muzikë, ritëm, emocione, art dhe kreativitet. 10.“UNRECOGNIZED”/ SHFAQJA NDËRKOMBËTARE PREMIERË NË TIRANË Shfaqja “Unrecognized”, me regji të Data Tavadze dhe tekst të Jeton Nezirajt dhe Davit Gabunias, vjen për herë të parë para publikut të Tiranës sonte në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. E interpretuar nga një kast ndërkombëtar aktorësh nga Ukraina, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Finlanda dhe Suedia, vepra ngre pyetje mbi identitetin, përkatësinë dhe ekzistencën, duke eksploruar çfarë ndodh me njeriun kur shtëpia, historia apo vetë ekzistenca e tij nuk njihen më. Xh.K/A.Hl/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 56% Veliajn 22.5% Asnjërin 21.5% Vota total: 559 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?