Lajme Zone
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ 90-vjetori i lindjes së Kadaresë, çelet ekspozita për shkrimtarin! Mbrëmje me muzikë harqesh në Durrës


Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “KOSOVA E KADARESË” NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE NË TIRANË LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ 'Dua më shumë Shqipërinë', ekspozita patriotike në Korçë! Muzikë rock, teatër dhe art në skenat e qyteteve shqiptare Në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri-Kosovë 2026 dhe në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë do të çelet nesër në orën 18:00 ekspozita “Kosova e Kadaresë”. Përmes dorëshkrimeve, korrespondencave, botimeve të rralla dhe dëshmive dokumentare, ekspozita zbulon dimensionet historike, letrare dhe shpirtërore të lidhjes së shkrimtarit me Kosovën. Materialet janë pjesë e fondit personal të Kadaresë dhe prezantohen në bashkëpunim me trashëgimtarët e tij. 2. “RRËFIM VJESHTE”, MBRËMJA MUZIKORE E HARQEVE NË DURRËS “Rrëfim vjeshte” është mbrëmja muzikore me Orkestrën e Harqeve, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja dhe drejtimin artistik të Olta Jubësm që do të vijë nesër në orën 19:00 në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Koncerti do të sjellë një udhëtim muzikor përmes veprave të kompozitorëve të njohur F. Mendelssohn, B. Britten, P. Jakova, E. Sina dhe M. Kurici. 3. “KUSH E SOLLI DHUNËN NË KONAK?” NË “BLACK BOX” NË TIRANË “Kush e solli dhunën në konak?” është forumi teatror që do të ngjitet nesër në orën 17:00 në skenën e sallës “Black Box” në Universitetin e Arteve në Tiranë. Përmes një formati interaktiv, shfaqja trajton temën e dhunës brenda familjes dhe shoqërisë, duke e vendosur publikun përballë pyetjes se kush e sjell dhunën: të tjerët, shoqëria apo vetë individi? Ndryshe nga një shfaqje tradicionale, spektatorët kanë mundësi të ndërhyjnë në histori, të bëhen pjesë e skenës dhe të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Skenari dhe regjia mbajnë firmën e Elona Hysenit, ndërsa interpretojnë aktorët e rinj të “Klea Huta Academy 4. ARTI URBAN/ “T’ERDHA NË LAGJE”, EDICIONI I DYTË NË TIRANË “T’erdha në lagje” rikthehet në Tiranë me edicionin e dytë, duke sjellë artin, muzikën dhe teknologjinë në hapësirën publike. Aktiviteti dyditor do të përfshijë realizimin e një muraleje kushtuar një figure të muzikës shqiptare, si dhe një performancë muzikore me interpretime live. Përmes këtij projekti synohet të krijohet një hapësirë e veçantë për artin urban, krijimtarinë dhe bashkëpunimin mes artistëve e publikut. Aktiviteti zhvillohet më 24 dhe 25 nëntor, në sheshin “Demokracia”, në Qytetin Studenti. 5. KOMEDIA /“GREPI I ARTË” NË QENDRËN E FËMIJËVE NË DURRËS “Grepi i Artë” do të vijojë të shfaqet në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës edhe nesër dhe më 25 nëntor në orën 19:00. Në një botë ku të gjithë vëzhgojnë njëri-tjetrin, ambicia për pushtet dhe ruajtja e imazhit publik përplasen me sekretet personale. Përmes situatave plot surpriza, dashuri dhe ironi, shfaqja ngre pikëpyetje mbi të vërtetën dhe personazhet që mund të përfjnë të kapur në rrjetën e intrigave të tyre. 6.“DUA MË SHUMË SHQIPËRINË” NË GALERINË “GURI MADHI” NË KORÇË “Dua më shumë Shqipërinë” është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë e Artit “Guri Madhi” në Korçë. Ekspozita, e cila do të jetë e hapur deri më 10 dhjetor bashkon piktura, skulptura nga fondi i galerisë (përfshirë vepra nga periudha e realizmit socialist dhe krijime të tjera me temë patriotike), si dhe objekte me vlera historike nga koleksioni i Muzeut Historik të Korçës. Disa prej veprave dhe objekteve ekspozohen për herë të parë për publikun, duke sjellë një rrëfim mbi Ditën e Flamurit, Çlirimin dhe identitetin kombëtar. 7. “HISTORIA E SHQIPËRISË NËN PENËN E ISMAIL QEMALIT” NË VLORË Në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë vijon të qëndrojë e çelur ekspozita “Historia e Shqipërisë nën penën e Ismail Qemalit”. Ekspozita sjell për publikun dy artikuj autentikë të Ismail Qemalit, të botuar në revistën pariziene “Je sais tout” në vitin 1917, me titujt “Au pays des Shkiptars” dhe “L’Albanie indépendante et son premier M’bret”. Përmes këtyre botimeve, vizitorët do të njihen me mënyrën se si themeluesi i shtetit shqiptar prezantonte Shqipërinë, zakonet dhe karakterin e shqiptarëve për publikun europian. Shkrimet përmbajnë gjithashtu rrëfimin e tij mbi Shpalljen e Pavarësisë, diplomacinë europiane dhe sfidat e qeverisë së parë shqiptare. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 27 nëntor. P.J/A.Hl/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.4% Protesta 22.6% Asnjëra 6% Vota total: 2174 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?