Aktivisti Edison Lika, në protestën e 129 kundër qeverisë tha se qeveria shqiptare është përzier me krimin. Lika theksoi se kriminelët e kanë zaptuar Republikën. Ai theksoi se duhet një revolucion, që vendi të çlirohet nga këta njerëz, që e kanë marrë peng. Edison Lika: Kjo qeveri është në pushtet prej krimit. Republika është pushtuar nga kriminelë ordinerë, që na e kanë bërë të pamundur që të jetojmë në Shqipëri. Ata na kanë zaptuar nga parkingu i lagjes dhe deri në bregdet. Ne e gjejmë oligarkinë kudo te rruga Thumanë-Kashar, kudo, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit, kemi qeveri që është vënë në shërbim të oligarkëve.
Protesta është kundër çdo krimineli që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 129 protesta
