Lajme Zone
Akti normativ për karburantet, Yzeiraj: Ulja e akcizës kur çmimet kalojnë kufirin shkon në xhepin e konsumatorëve, efekti 9.45 lekë për litër
EkonomiShqiptarja

Akti normativ për karburantet, Yzeiraj: Ulja e akcizës kur çmimet kalojnë kufirin shkon në xhepin e konsumatorëve, efekti 9.45 lekë për litër

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, prezantoi në Komisionin e Ligjeve aktin normativ që parashikon uljen e akcizës për benzinën dhe naftën, vetëm kur çmimet kalojnë kufijtë e përcaktuar.

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve aktin normativ për një shtesë në ligjin “Për akcizat”, i cili synon të mbrojë konsumatorët nga rritja e çmimeve të karburanteve. Yzeiraj tha se hartimi i këtij akti lidhet me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe krizën që ato kanë shkaktuar në çmimet e hidrokarbureve në tregjet botërore. Sipas tij, masa është e përkohshme dhe do të zbatohet vetëm nëse çmimi tavan i llogaritur nga Bordi i Transparencës kalon 200 lekë për litër për benzinën dhe 220 lekë për litër për gazoilin. LEXO EDHE:Pr.ligji për rezervën e naftës/ PD 3 amendime: Të financohet 100% nga buxheti, blerjet me garë dhe menaxhimi vetëm nga shteti “Vetëm kur çmimi tavan i llogaritur nga Bordi i Transparencës kalon 200 lekë për litër për benzinën dhe 220 lekë për litër për gazoilin, vlera e akcizës për secilin prej këtyre produkteve ulet me 20 pikë. Efekti i plotë mbi çmimin që paguajnë konsumatorët është 9.45 lekë për litër”, tha Yzeiraj. Ai theksoi se ulja e akcizës do të shkojë tërësisht në favor të konsumatorëve dhe se mekanizmi do të funksionojë veçmas për secilin karburant. Zëvendësministri përmendi se masa të ngjashme janë zbatuar edhe në vende të Bashkimit Europian, si Gjermania, Kroacia dhe Sllovenia, por sqaroi se mekanizmi i propozuar në Shqipëri është më i kufizuar, pasi aktivizohet vetëm kur çmimet arrijnë nivelet e përcaktuara. Ndërsa deputeti socialist Ermal Pacaj, relator i aktit normativ, tha se masa synon të zbusë ndikimin e rritjes së çmimeve te konsumatorët. “Akti normativ nuk synon përafrimin me ndonjë akt të Bashkimit Europian. Ky akt normativ synon mbrojtjen e konsumatorit vendas të karburanteve nga rritja e çmimeve nëpërmjet uljes së nivelit të akcizës për gazoilin dhe benzinën”, tha Pacaj. U.D/Shqiptarja.com TAG: akciza nafta endrit yzeiraj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.4% Jo 19.7% Nuk e di 3.9% Vota total: 717 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?