Lajme Zone
Propozohet rritje për akcizën e duhanit, ja sa ndryshon vit pas viti duke nisur nga 2027
EkonomiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Propozohet rritje për akcizën e duhanit, ja sa ndryshon vit pas viti duke nisur nga 2027

Këtë të hënë po zhvillohet dita e 14-të e protestave stude...

Nga 1 janari 2027 akciza për duhanin do të rriten me 350 lekë për kg.

Paketa e re fiskale propozon rritje të akcizës për duhanin, duke parashikuar një skedulim të ri 7 vjeçar.

Ndryshimet në ligjin për akcizën të propozuar me paketën e re fiskale, propozojnë një rritje graduale të akcizës për produktet e duhanit, përmes një skedulimi që shtrihet deri në vitin 2033.

Në vitin e parë për grupin “purot dhe cigarillot që përmbajnë duhan, si dhe për cigaret” niveli i akcizës nga 7,750 lekë për kg do të arrijë në 8,100 lekë për kg.

Për vitin e parë, niveli i akcizës do të rritet me 350 lekë për kg apo 4.5% më shumë sesa 2026.

Rritja do të vijojë çdo vit duke arritur në 8,450 lekë/kg në vitin 2028, 8,800 lekë/kg në vitin 2029, 9,150 lekë/kg në vitin 2030, 9,500 lekë/kg në vitin 2031, 9,850 lekë/kg në vitin 2032 dhe 10,200 lekë/kg nga 1 janari 2033.

Në fund të periudhës, akciza për këtë kategori do të jetë 2,450 lekë për kilogram më e lartë se niveli prej 7,750 lekësh apo rreth 32%. më shumë.

Nga 1 janari 2030, skema parashikon një ndryshim të rëndësishëm: përveç komponentit specifik, do të aplikohet edhe një komponent proporcional me çmimin e shitjes me pakicë.

Konkretisht, nga viti 2030 propozohet një komponent specifik prej 9,150 lekësh për 1,000 cigare, plus 2% të çmimit të shitjes me pakicë. Në vitin 2031, komponenti proporcional rritet në 3%, në vitin 2032 në 4% dhe në vitin 2033 në 5%, ndërsa komponenti specifik mbetet në nivelin 9,150 lekë për 1,000 fije.

Kjo do të thotë se, përtej rritjes së komponentit specifik, barra e akcizës do të lidhet gjithashtu me çmimin e cigareve. Për rrjedhojë, efekti i skemës së re do të ndryshojë sipas çmimit të markës dhe mënyrës se si prodhuesit dhe importuesit do ta përthithin ose do ta përcjellin koston te konsumatori. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.