Kryeministri Edi Rama kërkoi disa ditë më parë që të gjithë drejtorët e nivelit të lartë dhe ata rajonalë në administratë të jepnin dorëheqjen. EKSKLUZIVE/ Valë dorëheqjesh në institucione
23 Tetor, 10:13 Nuk vonoi shumë dhe dorëheqjet filluan masivisht në shumë nga institucionet e vendit.
Që nga data 23 tetor, Shqipëria është ndoshta shteti i vetëm që qeveriset nga dorëheqjet, duke bërë edhe më lëmsh situatën. Kjo për shumë arsye.
Drejtorët e dorëhequr po rrinë në punë. Pra, është fiks varianti kap çfarë të kapësh, KÇK, sidomos këto ditë që e dinë shumë mirë që janë ikur.
Në fakt, ata vijojnë të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, përtej përcaktimeve ligjore për këto raste. EKSKLUZIVE/ Kush i shpëton fluturimit nga detyra?
23 Tetor, 11:54 Nga ana tjetër, institucionet shkatërrmoqen sepse askush nuk mban përgjegjësi. Drejtorët janë të dorëhequr, çfarëdo që të ndodhë, vazhdojnë të ecin përpara me qejfyret e tyre.
Mirëpo dorëheqjet e drejtorëve nuk e qetësuan situatën. Thjesht dhe vetëm na dhanë një qeveri të dorëhequr, për disa arsye.
Së pari, dorëheqjet mund t'i shërbejnë ministrave të rinj, të cilët do të kenë në dorë të gjitha dorëheqjet e drejtorëve të administratës dhe mund t'i zëvendësojnë.
Së dyti, Edi Rama me dorëheqjet e mbledhura ka goditur dhe "klanet" brenda PS-së, ata që janë emëruar nga Belinda Balluku, ata që janë emëruar nga Erion Veliaj, ata që janë emëruar nga deputetë e të tjerë, i mori dhe i shpartalloi të gjithë dhe i ka mbetur qeveria e dorëhequr me zyrtarë që nuk e dinë akoma pse shkojnë në zyrë.
Askush nuk e di ku do të gdhihen nesër, çfarë funksioni do kenë, sepse siç është paralajmëruar, "operacioni’’ i dorëheqjeve nuk ka përfunduar, sepse tashmë dorëheqjet duhet të kalojnë në një sitë.
Kush mendon se Edi Rama do t'i largonte të gjithë, në fakt ka gabuar.
Edi Rama nuk i ka larguar të gjithë, pra dorëheqjet nuk do të thonë domosdoshmërisht që të largohen nga detyra. Mund të ketë mospranime dorëheqjesh, mund të ketë dhe qarkullime. Kjo është, me sa duket, lëvizja që bëri kryeministri, që në fund kishte qëllim zbutjen disi të protestuesve, të cilët në fakt sot janë dhe më të pakët në numër, por jo për shkak të dorëheqjeve. Dordoleci Veliaj jep dorëheqje në heshtje
24 Tetor, 12:46 Ndoshta për shumë arsye të tjera, por aspak sepse dhanë dorëheqjen disa drejtorë, kush më pak e kush më shumë hajdutë nga ata të Edi Ramës./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

