Lajme Zone
Çmimet u rritën me 2,9% në shtator, Malaj: Inflacioni më i ulët se në BE! Kemi gati mekanizmin për uljen e akcizës së karburanteve
EkonomiShqiptarja

Çmimet u rritën me 2,9% në shtator, Malaj: Inflacioni më i ulët se në BE! Kemi gati mekanizmin për uljen e akcizës së karburanteve

Sipas ministrit, këto shifra tregojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe efektin e masave të ndërmarra nga qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve.

Çmimet e konsumit në Shqipëri u rritën me 2,9% në shtator, sipas shifrave të publikuara nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili thekson se inflacioni në vend mbetet ndër më të ulëtit në rajon dhe nën mesataren e Bashkimit Europian. Në një postim në Facebook, Malaj bën të ditur se inflacioni në BE ishte 3,8%, ndërsa në vendet e rajonit arriti deri në 7,8%. Sipas ministrit, këto shifra tregojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe efektin e masave të ndërmarra nga qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve. LEXO EDHE:Akti normativ për karburantet, Yzeiraj: Ulja e akcizës kur çmimet kalojnë kufirin shkon në xhepin e konsumatorëve, efekti 9.45 lekë për litër Malaj ndalet edhe te karburantet, duke theksuar se është rikthyer Bordi i Transparencës për monitorimin e tregut, ndërsa qeveria ka në dispozicion mekanizmin e uljes së akcizës për të zbutur ndikimin e shtrenjtimit të tyre. Ministri përmend gjithashtu Pasqyrën e Çmimeve, përmes së cilës qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve të përditshme. “Një ekonomi që rritet, çmime më të qëndrueshme dhe më shumë fuqi blerëse për familjet shqiptare”, shkruan Malaj. U.D/Shqiptarja.com TAG: Petrit Malaj inflacioni akciza çmimi i naftes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77% Jo 19.5% Nuk e di 3.5% Vota total: 830 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?