Lajme Zone
Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët...
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët...

A është bota e jashtme pasqyrë e botës sonë të brendshme? Atë që ne duam të shohim nga jashtë a është çfarë kemi brenda? Pse paqja, mirëqënia, harmonia janë në të vërtetë pikëarritjet e njerëzimit dhe jo pushteti apo babëzia për pasuri?

Kushedi pse njerëzimi, që në kohë të kohëve, ka dëshiruar përherë të gjejë rrugët drejt paqes dhe harmonisë? Priftërinj, hoxhallarë, poetë, shkrimtarë, artistë i kanë provuar dhe propozuar të gjitha format, dhe rrugët, të çojnë në pak fjalë: dashuri, dije, besim. Askush nuk propozoi pushtetin apo pasurinë si një rrugë që të çon drejt paqes dhe harmonisë së brendshme e si rrjedhojë, edhe të jashtme. E megjithatë shumë prej nesh shkojnë symbyllurazi drejt këtyre të fundit me çdo mjet dhe çdo kusht. Si fluturat e natës që përplasen në të vetmen dritë të ndezur, pushteti dhe paraja, tërheqin shumë, sikur të jemi përbërë nga dëshira që nuk kanë asnjëherë fund e që të plotësohen, kanë nevojë për këto dy gjëra. Dhe kush i dëshiron, është i/e gatshëm/e gatshme edhe për dhunë. Pse dhuna, pavarësisht nga kush dhe nga ç’anë vjen, më shumë se për objektin që goditet, flet për vetë goditësin, për atë që i dhunshmi ka përbrenda e që gjen një justifikim apo një kornizë për ta servirur? Ja një histori: Në një qytet të bukur të Lindjes së Largët, shumë, shumë kohë më parë, një plaku të verbër i ishte besuar një detyrë e rëndësishme nga qytetarët e vet: Të seleksiononte bujtësit në qytet. I moshuari kishte një mënyrë të thjeshtë: Nëse dikush prezantohej në derën kryesore të qytetit për t'u vendosur aty, ai e pyeste: “Më thuaj, si ishte qyteti nga po vjen?” Kur udhëtari përgjigjej: “Oh plak i verbër. Njerëzit e qytetit ku unë u linda dhe jetova ishin të ligj, të egër, të tmerrshëm. Gjithë fatkeqësitë e mia ndodhën për shkak të tyre…” plaku ia kthente: “Miku im, - përgjigjej ai, - në këtë qytet do të gjesh ekzaktësisht të njëjtët njerëz: Të këqinj, të dhunshëm, të tmerrshëm…” Kështu, udhëtari as nuk futej në qytet. Por kur para plakut paraqitej një tjetër njeri, që pyetjes i përgjigjej ndryshe: “Oh plak i mirë, qyteti ku unë u linda dhe u rrita ishte plot me njerëz të mrekullueshëm, të drejtë, punëtorë. Nuk e di si do të mund të jetoj pa ata…” i moshuari i hapte derën dhe e ftonte: “Miku im, këtu do të gjesh të njëjtët njerëz që do të mirëprësin dhe do të të duan…”Ishte një kohë kur njerëzimi e kishte më të thjështë të shihte se ç’kishim brenda. Ato që themi, ato që bëjmë, janë pasqyra jonë e brendshme, pavarësisht se si i paketojmë. Dhuna ndajt kujtdo e kudo nuk ka asnjë justifikim pas gjithë e gjithë rrugës së mundimshme drejt paqes, dijes e mirëqënies që njerëzimi në shekuj e shekuj kërkon. LEXO EDHE:Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 2900 euro! 8.2 milionë eurot do të dalin nga fondi rezervë i buxhetit a.m./Shqiptarja.com TAG: dhuna PAQJA harmonia Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.6% Jo 19.9% Nuk e di 3.5% Vota total: 943 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?