Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Akt flagrant antikombëtar e pengmarrje”/ Berisha: Mandatet e krimit kundër qytetarëve, asgjësuan 15 bashki


Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat, foli sërish për Reformën Territoriale e cila u miratua me 85 vota pro.

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat, foli sërish për Reformën Territoriale e cila u miratua me 85 vota pro. Berisha theksoi se reforma u miratua me mandatet e krimit dhe se asgjësimi i 15 bashkive, është një krim kolektiv. “Mbrëmë me një akt flagrant antikombëtar, krimi, pengmarrje ,mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit për asgjësimin e tyre. Deputetë e partisë së krimit në unison , të marrë peng me korrupsionin e tyre , me vjedhjen dhe plaçkën që kanë siguruar mandatin e tyre, votuan në një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive. Reforma Territoriale është padyshim në raport me qytetarin reforma më e rëndësishme sepse kjo reformë ka të bëjë me vetëqeverisjen e komuniteteve, ka të bëjë me qeveri vendore të tyre të cilat kanë mision zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit”, tha Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb