Policia e Tiranës e mbështetur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u përball me të shtëna me armë, gjatë një aksioni antikanabis në malet e Krujës, në zonën e Qafshtamës. Blutë kishin informacione për kultivim të mundshëm të kanabisit në zonë, dhe gjatë kontrolleve në teren, është qëlluar me armë zjarrit, që nga zhurma dyshohet të jetë çifte. Asnjë person nuk është lënduar. E gjitha deri më tani dyshohet të jetë një tentativë për të penguar policinë të afrohet, por ende nuk ka informacione nëse të shtënat kanë ardhur nga persona të dyshuar për kultivimin e lëndëve narkotike. Blutë nuk kanë rënë në gjurmë të ndonjë të dyshuari, por mësohet se gjatë aksionit janë gjetur rrënjë kanabisi, të cilat po asgjësohen. LEXO EDHE:Krujë/ I dënuar me 6 vite burg për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari (EMRI) Kjo është dita e dytë që agjentë të AMP-së janë në terren në Malësinë e Krujës, pasi ka pasur dyshime për dekonspirim të aksioneve nga ana e ndonjë efektivi të policisë. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: krujë policia e tiranes qafshtame Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 39% Disi 7.2% Vota total: 3539 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

