Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Aksion antidrogë/ Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona. Asgjësohen parcelat në Dibër (VIDEO)


Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Dibrës ka çuar në arrestimin e dy personave dhe asgjësimin e një parcele me mbi 1100 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Operacioni i koduar “Deja” u finalizua pas informacioneve të siguruara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, Mat dhe Kamëz. Gjatë kontrolleve nga toka dhe monitorimit nga ajri me dronë, policia zbuloi një parcelë të kultivuar me bimë narkotike në zonën e quajtur “Liqeni i Lukanit”, në territorin e Bashkisë Dibër. Në vendngjarje u kapën në flagrancë dhe u arrestuan dy shtetas: A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, Bashkia Mat. Sipas policisë, në parcelë u konstatuan 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Dibrës ka çuar në arrestimin e dy personave dhe asgjësimin e një parcele me mbi 1100 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni i koduar “Deja” u finalizua pas informacioneve të siguruara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, Mat dhe Kamëz.

Gjatë kontrolleve nga toka dhe monitorimit nga ajri me dronë, policia zbuloi një parcelë të kultivuar me bimë narkotike në zonën e quajtur “Liqeni i Lukanit”, në territorin e Bashkisë Dibër.

Në vendngjarje u kapën në flagrancë dhe u arrestuan dy shtetas: A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, Bashkia Mat.

Sipas policisë, në parcelë u konstatuan 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: policia Diber