Lajme Zone
Aksidentoi për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidentoi për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)

Rezar Rexhepi është autori i aksidentit fatal të 41-vjeçarit Vasil Hasani, të ndodhur dy ditë më parë në Rrashbull të Durrësit. Babai i tre fëmijëve ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 38-vjeçari u largua pa e kthyer kokën pas.

Rezar Rexhepi është autori i aksidentit fatal të 41-vjeçarit Vasil Hasani, të ndodhur dy ditë më parë në Rrashbull të Durrësit. Babai i tre fëmijëve ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 38-vjeçari u largua pa e kthyer kokën pas. Report Tv ka siguruar edhe foto të viktimës. Ai është identifikuar dhe vënë në pranga mbrëmjen e së dielës, me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe largimit nga vendi i aksidentit. Policia ka sekuestruar edhe makinën e tij, tip ‘Benz A-Class’, me të cilën aksidentoi për vdekje Hasanin. LEXO EDHE:Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë Njoftimi i policisë: Aksidentoi me automjetin që drejtonte një biçiklist, me pasojë vdekjen e tij, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 48 orësh, Policia identifikon dhe arreston drejtuesin e automjetit. Në vijim të njoftimit të datës 21.08.2026, për një aksident rrugor me pasojë vdekjen, në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, Durrës, ku u gjet i pajetë shtetasi V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, ju informojmë se: Pas një pune intensive hetimore nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe i autorit të dyshuar të aksidentit. Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe u gjet automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se ka përplasur biçiklistin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: rrashbull Durres arrestim aksident me vdekje rezar rexhepi Vasil Hasani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

23 Gusht, 08:55

Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 62.4% Keq 30.2% Nuk e di 7.4% Vota total: 819 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?