Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa i plagosur ka mbetur Thanas Pocaj, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Mësohet se viktimë ka mbetur shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës, Ermal Lula. (viktima Ermal Lula)
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Aksidentfier-vlore
